Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri u ka bërë sërish thirrje qytetarëve amerikanë në vendin tonë që të kenë kujdes nga protestat e Sali Berishës.

Së fundmi, ambasada amerikaneTiranë u kërkon qytetarëve amerikanë të shmangin lëvizjet e panevojshme në kryeqytet, pasi protesta e kryedemokratit që do të mbahet më 28 shkurt mund të përshkallëzojë në dhunë, siç ka ndodhur dhe herët e kaluara.

"Një protestë është planifikuar të zhvillohet të shtunën, më 28 shkurt 2026, në orën 18:00. Protestuesit planifikojnë të mblidhen pranë godinës së Kryeministrisë, e cila ndodhet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, mes Sheshit “Nënë Tereza” dhe Sheshit “Skënderbej”. Protesta mund të shtrihet edhe në zona përreth.

Prani e shtuar e policisë, mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të qarkullimit priten në orët para dhe gjatë zhvillimit të protestës. Policia e Shtetit ka paralajmëruar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzime në pjesë të ndryshme të qendrës së qytetit. Personeli i Ambasadës së SHBA-së është këshilluar të shmangë pjesëmarrjen apo praninë në protestë. Ndiqni mediat lokale dhe respektoni udhëzimet e autoriteteve ligjzbatuese për informacionet më të fundit.

Megjithëse protestat dhe grumbullimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt. Protesta mund të zgjerohet në blloqe dhe godina qeveritare përreth, duke shkaktuar devijime, bllokime dhe mbyllje rrugësh. Udhëzimi ynë i përhershëm është të shmangni zonat e protestës. Nëse ndodheni në qytet, qëndroni vigjilentë dhe vendosni sigurinë tuaj personale si prioritet",- njofton ambasada amerikane.