Në emisionin 'Pa protokoll' në Report Tv me gazetaren Anduela Ndreu, deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, protesta e thirrur në 7 korrik nga Sali Berisha, nuk ishte vetëm një protestë politike, por dhe e shoqërisë civile.

 “Protesta  risitë e saj i kishte që në gjenezë, iniciativa ishte nga shoqëria civile. Një  protestë politike së bashku me shpesërinë civile, për të gjitha problematikat. Kjo ishte risia e parë. Tjetra ishte fakti që patëm shumë qytetarë të Tiranës që erdhën. Risia tjetër ishte mënyra ishte se si u formua që nuk ka qenë e barabartë si me protestat e tjera. Risia tjetër ishte te fjalët e  shoqërisë civile. Kishin spontanitet. Ishte një pjesëmarrje aktive. Dje është afirmuar që qytetarët kanë shpirt proteste. Kjo tregon që ka opozitë. Protesta nuk ishte vetëm politike , por  dhe qytetare me një pjesëmarrje aktive.”, u shpreh Boçi.

Boçi u shpreh gjithashtu se fakti që ishin pjesëmarrës dhe disa deputetë që më herët kanë qenë kritik dhe hezitonin të bashkoheshin tregon që bashkimi është në rrugën e duhur.

“Kam mbrojtur idenë që bashkimi nuk është një jap por proces, një proces që do të  konkuludohet. Fakti i pjesëmarrjes i bashkimit të  qëndrimit, madje dhe të deputetëve që janë hezituar tregon që bashkimi është në rrugën e mbarë. Baza tregoi që është e bashkuar. Vala e bashkimit  do të bashkojë dhe këta politikanë që kanë hezitime”, tha ai.

Përveç besnikëe të Berishës, si Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, në protestën e Berishës morën pjesë edhe deputetët demokratë që kanë qenë kritikë ndaj tij. Pjesa tjetër e deputetëve, mes tyre edhe Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj apo Gazment Bardhi zgjodhën që ta bojkotojnë këtë protestë. E pranishme ishte edhe Monika Kryemadhi, e cila mbajti fjalim përpara fjalimit përmbyllës të Sali Berishës. Në kohën kur zhvillohej protesta, kryeministri Rama ndodhej në Vlorë për të inaguruar bypass-in e Vlorës.

 

 

Emisioni i plotë