Protesta e Sali Berishës është zhvilluar me tensione të shumta dhe militantët e deputetët demokratë nuk kanë kursyer as sulmet ndaj gazetarëve, të cilët kanë qenë duke raportuar. Situata ka qenë e tensionuar pothuajse gjatë gjithë kohës dhe militantët i ndërseheshin gazetarëve në momentin, kur ata pyesnin përfaqësues të Partisë Demokratike për humbjen në zgjedhje, duke u thënë se përse nuk i kërkojnë llogari Ramës.
Pjesë e sulmeve ka qenë edhe deputeti demokrat Edi Paloka, i cili madje shfaqet në një video duke i tërhequr me forcë badgen e gazetares Sara Demushi, e madje edhe e ofendon duke i thënë ke vënë yllin e Edi Ramës, por në fakt ajo ishte badge i akreditimit të samitit të Komunitetit Politik Europian.
Paloka: Ke yllin e Edi Ramës.
Gazetarja: Jo nuk është ylli i Edi Ramës, është badge....
Paloka refuzoi që të jepte koment për humbjen e zgjedhjeve, duke sulmuar gazetarët dhe duke thënë se ata përdorin pyetje të përgatitura nga qeveria.
Pjesë e sulmeve nga militantët, ka rënë edhe gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku, por edhe gazetarë të mediave të tjera, si Top Channel, Klan e Euronews.
Xh.D/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Dhjetor, 10:22
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, prisni ndryshim në punën e SPAK?
-
Po
34%
-
Jo
58.4%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 385
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Superliga luhet në mesjavë, sot edhe derbi Partizani - Dinamo! Kërnaja: Respekt për ta, por 'Demave' i bëjnë punë vetëm tri pikët
23 Dhjetor, 11:37
-
Protesta me molotov e Berishës para Kryeministrisë, 4 në pranga! Nis hetimi për 7 të tjerë, mes tyre edhe sekretari organizativ Ervin Minarolli
23 Dhjetor, 08:45
-
Kaos, dhunë dhe flakadë në Kuvend, përjashtohen 30 ditë 6 deputetë të PD, mes tyre Noka e Këlliçi! ‘Falen’ 23 ligjvënës të tjerë, Berisha dhe Bardhi 'ia hedhin paq'
23 Dhjetor, 07:48
-
Pse nuk 'ndezin' zemërimin qytetar molotovët e Berishës?
22 Dhjetor, 22:43
-
Protesta e PD/ Beci: Populli duhet të ngrihet vet, jo ta nxjerrin partitë! Hoxha: PD-ja ka krizë lidershipi, Ramën s’e mundin dot
22 Dhjetor, 22:38
-
Fitim Zekthi: Kushtet që duhet të plotësojë një protestë, për të rrëzuar Qeverinë
22 Dhjetor, 21:51
-
Spahiu: Protesta e Berishës u bë për të larguar Tikun nga bulevardi dhe Salianjin nga partia
22 Dhjetor, 21:48
-
Skënder Minxhozi: 'Spakistët' e sheshit protestojnë kundër 'Spakistëve' të shtetit
22 Dhjetor, 20:35
-
Adriatik Doçi: Tek cila nga 40 shtëpitë do flejë Berisha sonte pasi 'rrëzoi' Ramën?
22 Dhjetor, 20:28
-
Protestuesi merr flakë nga molotovët që hodhën militantët e Berishës drejt Kryeministrisë (FOTO+VIDEO)
22 Dhjetor, 20:10
-
'Do të shkojmë në Surrel'/ Berisha: Shtëpia e Ramës një skenë krimi (VIDEO)
22 Dhjetor, 20:07
-
Adriatik Lapaj për protestën e PD-së : Duhet të mendojmë si të rrisim Shqipërinë e jo partinë (VIDEO)
22 Dhjetor, 19:30