Protesta e Berishës më 6 dhjetor, Rama: Nuk do të ketë incidente! Siguria e samitit nuk negociohet me askënd

 

Pavarësisht protestës së paralajmëruar nga Sali Berisha, kryeministri Edi Rama thotë se nuk do të ketë incidente.

“S’besoj që do të kemi incidente. Unë nuk shoh asnjë arsye në botë për të negociuar me askënd, sepse siç e thashë, perimetri i sigurisë së samiteve ndërkombëtare nuk negociohet me askënd, askund. Natyrisht që ndodh që forca të caktuara, organizata të caktuara, grupime të caktuara që  janë kundër këtyre samiteve, të bëjnë protesta. Nuk ndodh, nuk ka ndodhur ndonjëherë e nuk ka se si të ndodh që të bëhen protesta pro samiteve. Protesta kundër, po, ndodh, por ato zhvillohen jashtë perimetrit të sigurisë në të gjitha rastet, në të gjitha vendet, kudo qoftë e kurdo qoftë. Kështu që unë nuk e shoh fare këtë si çështje midis Partisë Socialiste jo e jo, por qeverisë dhe një pjese të të ashtuquajturës opozitë. Unë këtë e shikoj si një çështje sigurie që i takon organeve përkatëse në bashkëpunim me strukturat përkatëse, të angazhuara nga organizatorët. Këtë samit nuk e organizon Shqipëria.

Shqipëria është vendi mikpritës dhe Shqipëria ka detyrën të marrë të gjitha masat organizative, për ti garantuar organizatorëve dhe organizatori i këtij samiti është Bashkimi Europian, është Këshilli Europian, është Presidenti i Këshillit Europian, që ky samit të ketë mbarëvajtje të suksesshme sikundër dhe do ta ketë. Tani, çfarë ka këtu për të negociuar dhe me kë? Për të mos hyrë pastaj në vlerësime të tjera që kanë të bëjnë me këtë protestë absurde, të jemi realist. Kjo është një protestë absurde që nuk ka asnjë lidhje me asgjë tjetër përveçse me vazhdimin e një misioni që tanimë, për ata që duan të shikojnë është një mision i qartë, i zbuluar në sytë e të gjithëve. Është e njëjta forcë e cila është paguar me para ruse, për të rrëzuar qeverinë e këtij vendi e ky është një fakt. Është e njëjta forcë e cila ka bashkuar votën me partinë e Vladimir Putinit për të ngritur akuzën më monstruoze në historinë e Këshillit të Europës ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe duke njollosur jo vetëm luftën çlirimtare por duke njollosur Kosovën dhe Shqipërinë dhe është e njëjta forcë e cila udhëhiqet nga një individ i shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe për korrupsion madhor, minim të demokracisë e të gjitha të zezat e mundshme e të imagjinueshme që mund të përmblidhen në një copë letër., tha Rama.


Lajmi kryesor:

Protesta e Berishës në 6 dhjetor/ Rama: Njollosje nga e njëjta forcë që është paguar nga rusët! Siguria e Samitit nuk negociohet me askënd


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë