Protesta e Berishës në 6 dhjetor/ Rama: Njollosje nga e njëjta forcë që është paguar nga rusët! Siguria e Samitit nuk negociohet me askënd

Pavarësisht protestës të Sali Berishës, kryeministri Edi Rama thekson se nuk do të cënohet siguria e samitit të BE që do të mbledhë liderët europianë në Tiranë më 6 dhjetor. Opozita e paguar me para ruse, sipas tij, ka misionin e vetëm që të njollosë Shqipërinë. Teksa e cilëson protestë absurde, kreu i qeverisë thotë se nuk do të negociohet me askënd për perimetrin e sigurisë në një ditë historike për vendin.

Asnjë prej liderëve europianë nuk ka shprehur shqetësim për protestën e opozitës, por Edi Rama paralajmëron ata që do të tentojnë të thyejnë perimetrin e sigurisë.

“Janë marrë të gjitha masat dhe unë shpresoj që individët e tjerë nuk do të shkojnë me këmbët e tyre në atë qorr sokak ku ka pasoja ligjore shumë të qarta”, tha Rama.

Kreu i qeverisë ka bërë me dije se në këtë samit nuk do të mungojë asnjë lider përveç kryeministrit të Spanjës, Pedro Sanchez. Ndonëse është spekuluar se Serbia do të bojkotojë samitin prej emërimit të Nenad Rashiç si ministër në Kosovë, kryeministri shprehet se Aleksandër Vuçiç nuk ka rrugë tjetër veçse të vijë në Samit.

Në një bashkëbisedim me qytetarët, kryeministri Edi Rama ka folur për mbajtjen e samitit të BE në Tiranë duke thënë se është vlerësim strategjik nga ana e organizatorëve. Po ashtu thekson se nuk janë penguar asnjëherë për të qenë në tryezën e Europës, ndonëse Shqipëria nuk është ende anëtare e BE. 

“Një vlerësim strategjik nga ana e organizatorëve për të vendosur në Tiranë këtë stacion të një rrugëtimi që për arsye të cilat i kemi thënë dhe do i shtjellojmë më tutje, po bëhet një rrugëtim gjithmonë e më i përbashkët në një botë që na vendos përballë sfidave. Është një kthesë strategjike në historinë e BE të shumë viteve të fundit, kjo kthesë drejt një qasjeje të re ndaj Ballkanit Perëndimor dhe modestisht duhet ta them se kemi luajtur rolin tonë për të ardhur në këtë kthesë dhe kemi dhënë një sërë provash se jemi gati për tu vlerësuar e konsideruar ndryshe. Është një kthesë strategjike e nxitur nga pandemia si fillim pastaj edhe nga agresioni rus në Ukrainë në vijim, por është dhe një vlerësim strategjik për Shqipërinë. Nuk është një stacion i zgjedhur rastësisht, por në mënyrë të mirëmenduar. Në tryezën e Europës jemi ulur mes të barabartëve ndonëse e dimë rrugën që duhet të bëjmë për tu bashkuar si anëtarë, s’jemi penguar asnjëherë”, tha Rama.

I pyetur nga një prej qytetarëve nëse do të përfitohen të ardhura nga samiti, Rama nuk dha një përgjigje konkrete por u shpreh se po bëjnë çdo përpjekje që mbështetja financiare të jetë e konsiderueshme.

“Jemi gjithmonë e më shumë të përfshirë në këtë proces ku mbështetja financiare e BE bëhet gjithnjë e më e konsiderueshme. Do bëjmë çdo përpjekje që të zgjerohet pavarësisht se duhet të vijojmë me procesin e integrimit të plotë. Të mos pritet të bëhemi anëtarë të BE për të marrë përfitime dhe kjo ka të bëjë me universitetet, bujqësinë, të rinjtë dhe investimet strategjike”, tha Rama.

Një koment e pati edhe për primaret që zhvillohen sot duke thënë se e vlerëson tentativën për t’u përmirësuar por socialistët i konsideron të pathyeshëm. Ndërsa për punën e bërë nga ana e SPAK sa i takon hetimeve lidhur me Sali Berishën dhe Ilir Metën, kreu i qeverisë zgjedh të mos flasë gjatë duke thënë se fakti që ‘non grata’ nuk po hetohet, nuk duhet të shërbejë si motiv për të sulmuar punën e SPAK.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka nënvizuar ditët e fundit se më 6 dhjetor, ditën kur të gjithë liderët e Ballkanit do të mblidhen në vendin tonë do të organizojë protestën e radhës, duke thënë se ky do të ishte një rast historik që qytetarët me anë të një proteste paqësore të ngrinin zërin e tyre kundër qeverisjes aktuale.

Ndërkohë policia ka njoftuar masat duke thënë se që në 5 dhjetor, ora 14:00, të gjitha rrugët rreth Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe stadiumit ‘Air Albania’ do të jenë të bllokuara, si masë sigurie e marrë për mbarëvajtjen e ngjarjes historike që do të zhvillohet në Tiranë në 6 dhjetor, Samiti i BE-Ballkani Perëndimor. Në këto akse rrugore, brenda perimetrit të sigurisë do të ndalohet parkimi, qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve, ndërsa do të lejohet vetëm lëvizja e banorëve të zonës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:32
Pse Kraja nuk po heton Sali Berishën? Rama: Mos e lidhni me mua çështjen e ‘Non Gratës’ dhe Metën! S’mund të mohohet puna e SPAK

 

Kryeministri Edi Rama ka pasur edhe një koment për punën e bërë nga ana e SPAK sa takon hetimeve lidhur me Sali Berishën dhe Ilir Meta. Sipas Ramës, fakti që SPAK nuk ka nisur ende një hetim për ‘Non Gratën’, nuk është punë e tij dhe se kjo nuk duhet të shërbejë si motiv për të sulmuar punën e SPAK.

“E kuptoj fustrimin, jam pjesë e të fustruarve për punën e SPAK, por kurrsesi nuk mund të shkohet as te mohimi i punës së SPAK dhe as te hedhja e baltës apo insinuatave mbi drejtuesve apo prokurorëve se këto nuk janë gjëra që bëhen me sustë, do isha mirënjohës nëse çështjet e lidhura për Metës dhe Berishës të mos më vihen mua para si çështje që kanë të bëjmë me mua”, tha Rama.

Ora 12:04
Primaret e Berishës/ Rama: I duartrokas në tentativën për t’u përmirësuar, por janë shumë larg nesh! Jemi të pathyeshëm

 

Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se Partia Socialiste do të fitojë zgjedhjet në 14 maj, e ndërsa ka pasur edhe një koment për primaret e Sali Berishës.

“Jemi jemi të pathyeshëm, kështu që këto janë zgjedhje me një rëndësi të veçantë, i kemi dhënë shumë rëndësi, ju jeni edhe dëshmitar, përsosim në çdo zgjedhje organizimin tonë dhe jemi një makineri që nuk thyet, të tjerët i duartrokasim në përpjekje për t’u përmirësuan, por janë shumë larg nesh, ne pastaj e paguajmë me akuza jo na i grabitët, jo na vodhën, ne zgjedhjet i fitojmë”, tha Rama.

Ora 11:55
Ka pasur shqetësime nga liderët e BE për protestën e Berishës? Rama: Jo! Shpresoj që njerëzit të mos futen në qorr sokak ku ka pasoja ligjore

 

Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk ka pasur shqetësime nga liderët europianë për protestën e Sali Berishës më 6 dhjetor kur do të mbahet samiti i BE në Tiranë.

“Nuk është shprehur asnjë shqetësim. Ne jemi të bindur se në fund të ditur mund të ketë shfaqje alla koncert në vitin 36 ku në vend të të ndjerit Albert Verria të jetë një tjetër i lënë nga mendja, por përtej kësaj nuk shohim asgjë më shumë se kaq. Janë marrë të gjitha masat dhe unë shpresoj që individët e tjerë nuk do të shkojnë me këmbët e tyre në atë qorr sokak ku ka pasoja ligjore shumë të qarta. Nuk kanë arsye ta bëjnë se mund të protestojnë pak më tutje, e dyta se mund të protestojnë këtu ku e kanë bërë zakon, e treta se nuk është cështje e qeverisë shqiptare. Kjo është cështje sigurie, nuk ka asnjë vlerësim që ka ndikuar në këtë. Për shkak të mënyrës se si funksionojnë këto evente, ka gjithmonë një sistem back up, mbështetës, për cdo gjë që mund të ndodhë.

Mbledhja do të bëhet në këtë sallë ku unë po flas. Edhe dreka ka një back up tjetër. Si mund të bëhet këtu samiti me njerëz rrugëve. E pamundur. Mendoni si mund të shfrytëzohet nga të tjera forca që mund të infiltrojnë njerëz. Halucinacionet e të marrit t’i lëmë në shenjtërinë e tij. Më mirë të mos merremi me të”, tha Rama.

Ora 11:54
Rama: Nuk ka vendim për vendosjen e fashës 800 kWh në dhjetor

 

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se deri më tani nuk ka vendim për vendosjen e fashës 800 kWh në muajin dhjetor.

“Nuk ka vendim për vendosjen e fashës në muajin dhjetor. Megjithatë, përfundimtaren do e japë ministria.

Ora 11:44
Emigrantët/ Rama: Më mori vetë Sunak, u shpreh i keqardhur për deklaratat kundër shqiptarëve

 

Kryeministri Edi Rama ka treguar bisedën që ka pasur me kryeministrin britanik Rishi Sunak për çështjen e emigrantëve. AI tha se ka qenë vetë Sunak që e ka telefonuar, ku tha se është shprehur i keqardhur për deklarata e bëra nga ministrja Suela Braverman për emigrantët.

“Kam pasur një diskutim jo të shkurtër, më ka kërkuar vetë, më ka shprehur keqardhjen për çfarë ka ndodhur për shkak të deklaratave të pamenduara në raport me Shqiptarët dhe kemi diskutuar për këtë çështje dhe jo vetëm, nuk ka pasur asgjë të re, vetëm për të bashkuar forcat më shumë, lidhur se si mund të bëhet një luftë efikase nuk rrjeteve të trafikut që shfrytëzojnë nevojën e njerëzve për t’u larguar dhe lidhjet, e dimë shumë mirë që emigrimi në Britani të Madhe është shumë i lidhur me bazat e krijuara nga pjesëtar të familjes, për të zhvilluar këtë veprimtari, e kam përsëritur, i kam thënë që për sa kohë kjo është rruga e duhur, por askush nuk ka bërë gjë, por s’e di pse s’është bërë. Unë them se kjo është rruga e duhur, të shikojmë që britanikët të jenë më aktiv dhe nuk do kujtohet vetëm kur të ketë ngjarje televizive. Shpresoj që do kemi dhe një këmbim vizitash, nuk ka ndodhur asnjëherë që një kryeministër britanik të vijë këtu”, tha Rama.

Ora 11:41
Rama: Përveç kryeministrit të Spanjës, të gjithë liderët europian do të jenë të pranishëm

 

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se të gjithë liderët europian do të jenë të pranishëm në samitin e BE-së, përveç Pedro Sánchez, kryeministri i Spanjës.

“Kryeministri i Spanjës Pedri Sanchez nuk do jetë se atë ditë ka ditën e Kushtetutës dhe ka një rëndësi të madhe për spanjollët dhe për këtë arsye nuk do jetë i pranishëm, por letra e tij është jashtëzakonisht mbështetëse dhe më shumë se e mjaftueshme për pamundësinë e pjesëmarrjes. Ndërkohë që të gjithë të tjerët do të jenë të pranishëm”, u shpreh Rama.

Ora 11:34
Protesta e Berishës më 6 dhjetor, Rama: Nuk do të ketë incidente! Siguria e samitit nuk negociohet me askënd

 

Pavarësisht protestës së paralajmëruar nga Sali Berisha, kryeministri Edi Rama thotë se nuk do të ketë incidente.

“S’besoj që do të kemi incidente. Unë nuk shoh asnjë arsye në botë për të negociuar me askënd, sepse siç e thashë, perimetri i sigurisë së samiteve ndërkombëtare nuk negociohet me askënd, askund. Natyrisht që ndodh që forca të caktuara, organizata të caktuara, grupime të caktuara që  janë kundër këtyre samiteve, të bëjnë protesta. Nuk ndodh, nuk ka ndodhur ndonjëherë e nuk ka se si të ndodh që të bëhen protesta pro samiteve. Protesta kundër, po, ndodh, por ato zhvillohen jashtë perimetrit të sigurisë në të gjitha rastet, në të gjitha vendet, kudo qoftë e kurdo qoftë. Kështu që unë nuk e shoh fare këtë si çështje midis Partisë Socialiste jo e jo, por qeverisë dhe një pjese të të ashtuquajturës opozitë. Unë këtë e shikoj si një çështje sigurie që i takon organeve përkatëse në bashkëpunim me strukturat përkatëse, të angazhuara nga organizatorët. Këtë samit nuk e organizon Shqipëria.

Shqipëria është vendi mikpritës dhe Shqipëria ka detyrën të marrë të gjitha masat organizative, për ti garantuar organizatorëve dhe organizatori i këtij samiti është Bashkimi Europian, është Këshilli Europian, është Presidenti i Këshillit Europian, që ky samit të ketë mbarëvajtje të suksesshme sikundër dhe do ta ketë. Tani, çfarë ka këtu për të negociuar dhe me kë? Për të mos hyrë pastaj në vlerësime të tjera që kanë të bëjnë me këtë protestë absurde, të jemi realist. Kjo është një protestë absurde që nuk ka asnjë lidhje me asgjë tjetër përveçse me vazhdimin e një misioni që tanimë, për ata që duan të shikojnë është një mision i qartë, i zbuluar në sytë e të gjithëve. Është e njëjta forcë e cila është paguar me para ruse, për të rrëzuar qeverinë e këtij vendi e ky është një fakt. Është e njëjta forcë e cila ka bashkuar votën me partinë e Vladimir Putinit për të ngritur akuzën më monstruoze në historinë e Këshillit të Europës ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe duke njollosur jo vetëm luftën çlirimtare por duke njollosur Kosovën dhe Shqipërinë dhe është e njëjta forcë e cila udhëhiqet nga një individ i shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe për korrupsion madhor, minim të demokracisë e të gjitha të zezat e mundshme e të imagjinueshme që mund të përmblidhen në një copë letër., tha Rama.

Ora 11:27
Serbia bojkoton samitin e BE në Tiranë? Rama: Presidenti Vuçiç nuk ka rrugë tjetër veçse të vijë

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se presidenti Vucic do të marrë pjesë në samitin e BE që do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë.

"Serbia do të jetë në Samit dhe presidenti nuk do të ketë asnjë rrugë tjetër vetëm se të vijë në Samit", tha Rama.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alo: 05/12/2022 04:14

    Dita njemije o kryedallkauku yne! Saliu dhembin kaq ta beje, edhe Likja. Ti vazhdo punen: 2.5 melard evro sot, 10 neser. Se te takojne jo per gje. Vetem kam merak na merr cike edhe tokat neper male e fusha,se holle je ne Surrel. Pash zotin. Ku o e mbjellesh hashashin kur te benc liqin. Ndaj bej nje liq sic din ti, ose nje VKM se ja ke marre doren, dhe keputi nja 20 mije km2 per qefin tat. Edhe gjysmen e detit, hak e ke. Eh te kishte shoku Wnver ne kohe te tij,do e kishte varur Mehmetin qe ne 50en.

    Përgjigju
  • Iris: 05/12/2022 00:44

    /Vucici nuk ka rruge tjeter vec se te vije ne samit/-Pse keshtu flet nje kryeminister,z.Rama?! Nuk po komentoj arsyet e mungeses se Vucicit,por kush jeni ju t'ju vini kushte politikaneve te botes ne kushte paqeje??!!

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 04/12/2022 21:22

    Kryeminister:pse kryeministri Spanjes ska deshire te jete ne Samitin e BE-s më 6 dhjetor ne Tirane. Mos i ka ngelur hatri,per te mos thene te ka abandonuar per atë djalin e pushtetit tend që eshte ne kerķim per 2.4 mld Euro?

    Përgjigju
  • Tini: 04/12/2022 20:00

    Berisha ka kry pun o vllai

    Përgjigju
  • Arbërori: 04/12/2022 19:23

    Kush ështé më Rus dhe më shkja armik se ti o Edvin shkjau shqipfolës…!

    Përgjigju
  • Shoiq: 04/12/2022 16:53

    Mos te mbahet protesta se do vin liderat e korruptuar te botes

    Përgjigju
  • Meri: 04/12/2022 16:34

    Me vjen keq se si Sali plakushi perpiqet ta njollose vendin ne diten me te rendesishme per ne

    Përgjigju
  • Ilir: 04/12/2022 16:34

    Si nuk vdiq ky Saliu e kete here do me na pengu

    Përgjigju
  • Eno: 04/12/2022 14:14

    Kujton se me protesta do te pari perseri pushtetin plera

    Përgjigju
  • Ani: 04/12/2022 14:14

    Leri ato o rame se ate pune kane

    Përgjigju
  • Beni: 04/12/2022 14:05

    Bravoo edo ky eshte kryeministri qe duam

    Përgjigju
  • Beni: 04/12/2022 14:05

    Ke folur sic te takon kryeministri me i suksesshem i shqiperise

    Përgjigju
  • titi: 04/12/2022 12:03

    nuk kam pare njeri me i dojt se sali ai qe i del kundra vendit te vet

    Përgjigju
  • Beni: 04/12/2022 11:53

    Ju merrni masat e duhura se ato budallenj jane

    Përgjigju
  • Joni: 04/12/2022 11:52

    Njerez te ulet jane e kane mendjen vetem per dhune

    Përgjigju
  • Elsa: 04/12/2022 11:46

    Berisha te marr shembull nga Rama

    Përgjigju
  • Bora: 04/12/2022 11:45

    rrespekte Rama po ben nje pune fantastike jo si kta tjeret

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 04/12/2022 11:42

    Kŕyeminister je në JERM PËR ZOTIN...MBUROJA SHTETËRORE E BERI DETYRËN E SAJ,NUK E DORZOJ ORGANEVE LIGJZBATUESE,E NXORRI JASHTE RREZIKUT,E SHPALLI NE KERKIM DHE E SIGUROJ NE DUBAI QE TE KONTRIBUOJ PER INVESTIMIN MILIARDESH NE DURRES. HAJT SUKSESE KRYEMINISTER!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja