Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm për protestën e dhunshme që Sali Berisha thirri dhe mbajti ditën e djeshme në Tiranë, ku pas disa fjalimeve në podiumin e ngritur në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", militantët e tij filluan të hedhin breshëri molotovësh dhe fishekzjarre drejt Kryeministrisë, për t'u zhvendosur më vonë me akte vandalizmi edhe para Kuvendit.
Si pasojë e agresionit të mbështetësve të Partisë Demokratike, krahas dëmtimit të pronës publike dhe institucioneve shtetërore, të paktën 11 efektivë policie u plagosën dhe u dërguan për mjekim në Spitalin e Traumës në kryeqytet.
Numri një i qeverisë shkruan se në 100 vitet e fundit ekziston "vetëm një parti parlamentare në Europë, që të ketë në programin e aktivitetit të saj si pjesë të pandarë të ekzistencës së vet qysh nga lindja, ushtrimin e dhunës, shkatërrimin e pronës, sulmin ndaj godinave të institucioneve, deri edhe ndaj godinës së vet, mobilizimin e paramilitarëve, të cilët deri dje ishin çeta e liderit shpirtëror, kurse tanimë janë thjesht mercenarë të rekrutuar me lekë nga rrugaçët e lagjeve, që veshin maska apo fshehin fytyrën pas tabelave për të mbaruar punë me hedhjen e molotovëve pa u identifikuar nga kamerat", duke iu referuar Partisë Demokratike të udhëhequr nga Berisha.
Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:
Ka në Europë protestues, anarkistë, ekologjistë, ekstremistë të djathtë a të majtë, studentë, anti-globalistë, tifozë huliganë, grupime lloj-lloj që dalin në rrugë për arsyet e tyre, maskohen, armatosen me molotovë dhe thyejnë e djegin, duke plagosur punonjës policie e shkatërruar prona…
Po qysh nga koha e partive famëkëqia të 100 vjetëve më parë në Gjermani e Itali, ka vetëm një parti parlamentare në Europë, që të ketë në programin e aktivitetit të saj si pjesë të pandarë të ekzistencës së vet qysh nga lindja, ushtrimin e dhunës, shkatërrimin e pronës, sulmin ndaj godinave të institucioneve, deri edhe ndaj godinës së vet, mobilizimin e paramilitarëve, të cilët deri dje ishin çeta e liderit shpirtëror, kurse tanimë janë thjesht mercenarë të rekrutuar me lekë nga rrugaçët e lagjeve, që veshin maska apo fshehin fytyrën pas tabelave për të mbaruar punë me hedhjen e molotovëve pa u identifikuar nga kamerat!
Tanimë këto farë protestash me pisllëkun që krijojnë në bulevard, ngjajnë si jashtëderdhja në rrugë e plakut të lajthitur që i organizon… Degjenerim i pandalshëm dhe dëshpërim i pangushëllueshëm!
Të shkuara punonjësve të policisë që u plagosën e lënduan nga kjo lukuni e verbër
Pas kësaj deklarate, ka reaguar edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka ndarë një postim në rrjetet sociale për protestën e së shtunës duke thënë se Rama reagoi kundër protestuesve në dhunë. Sipas Bardhit, një kryeministër “nuk shndërrohet në avokat të korrupsionit” dhe as “nuk sulmon drejtësinë”.
Bardhi shkruan gjithashtu se “koha e kryeministrit të korrupsionit ka skaduar”. Deklarata e tij vijon atë të liderit të PD, Sali Berishës që tha se opozita “ndodhet në kilometrin e fundit të fitores.”
“Askund në Europë Kryeministri nuk mbron korrupsionin.
Edi Rama është një kryeministër i skaduar dhe mbrëmë reagoi kundër protestuesve si çdo regjim i korruptuar që ka humbur kontrollin: me dhunë shtetërore, gaz lotsjellës të skaduar dhe ujë me piper. Kudo në Europë, kur një kryeministër kapet në skandale dhe i përgjigjet qytetarëve me dhunë, ai nuk qeveris më. Ai largohet. Nuk fshihet pas propagandës. Nuk kriminalizon opozitën. Nuk dhunon qytetarët.
Askund në Europë, Kryeministri nuk shndërrohet në avokat të korrupsionit, siç po bën Edi Rama me Belinda Ballukun. Kur zëvendëskryeministrja implikohet në korrupsion, hetohet dhe merret e pandehur. Askund në Europë, një kryeministër nuk paracakton tenderat. Askund në Europë, një kryeministër nuk cakton një koordinator mes qeverisë dhe krimit të organizuar, siç ka bërë Edi Rama me Ergys Agasin. Askund në Europë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë nuk emërohet nga koordinatori i krimit të qeverisë. Askund në Europë, kryeministri nuk sulmon drejtësinë për të mbrojtur korrupsionin e vet, të familjes së vet dhe të bashkëpunëtorëve të vet më të ngushtë!
Po, kudo në botë, regjimet e korruptuara dhe diktaturat reagojnë me dhunë ndaj protestuesve. Ky është Edi Rama! Sepse vetëm regjimet e kalbura reagojnë me dhunë ndaj protestave. As gazi i skaduar, as uji me piper nuk do ta mbrojnë më. Koha e kryeministrit të korrupsionit dhe e karteleve të drogës ka skaduar”, shkruan Bardhi.
Komente













Eshte fatekeqesi kur shikon qe shume njerezve ju ka shplare trurin krimineli plak me berishizmin e tij,
PërgjigjuDhe ti, me gjithe ato mjetet luftarake qe perdorin opozita, te quajtura bomba Molotov, a per te quello te me arme e te viste njeri Garda e policia, si ne 21 janar? Po te ishte Saliu kryeministri dje, sa te vrare do te ishte ne boulevard?
PërgjigjuFiks qytetari
PërgjigjuDiktaturat nuk permbysen me lule, permbysen me protesta! Kur ne 2013 beja fushate per PS-ne, nuk e prisja kurre qe Edi Rama do instalonte mafien ne pushtet. Mafiet nuk pyesin per qytetari, me mafien do flasesh gjuhen qe kupton, dhe gjuha qe kupton eshte perplasja qytetare!
PërgjigjuKa saliu dhe pd qytetari? eliminoni salen dhe pd me pas ps. Ju nuk po beni protesta per te rrezuar ramen,ju po mbeshtesni mbretin e krimit dhe te mafies,salen! Kur te keni rrezuar ate hajde na thoni qe te ngrihemk dhe ne tjeret dhe te rrezojme ramen.Shumica e kan zgjedh ramen keshtuqe ai nuk e rruan fort.Pd dhe sale nuk e zgjedh njeri prandajni iken truri atij.Nuk e pranon dot faktin qe nuk e pjerdhe njeri salen pervec aty qe paguhen per protestat,perndyshe mbeten pa leke. OD nuk duhet te egzistoje,duhet te vije nje parti e re me dinjitet kombeta dhe jo antikombetar si pd.E vetmja parti ne bote qe nuk e do vendin e saj,shqiperine por vetem e djeg dhe e shkaterron. Ashje nuk ndodh,te gjitha demet e protestes do paguhen nga taksat tona dhe mbaroi.Thjesht shpenzime te kota.Jeta vazhdon normal.Cudia me e madhe tre dite zgjat!
bravo,e vute ju dhe tashme nuk ka per te ik me kurre deri sa sala te c‘beje pd,ky eshte pikesynimi. Edhe kete te tanishmin e paskemi peshqesh prej jush,per nja 20 vjet te tjera e kemi ne pushtet deri sa te shrijet pd fare. Nuk i kuptoj shkerdhatat e pd qe paguakäkne aq shume leke per proteste se perndryshe nuk i shkon asnjeri nga mbrapa. paska vjedh pd thesarin e amerikes jo vetem te shqiperise qe i pret leket me gersher… Heres tjeter kur te kesh te drejten e vote beje mend mire…edhe pse pa minimalisht te votohet fiton se pd ska me asnje mbeshtetes.Edhe ato qe i kishte e pane qe nuk ka sy per bathe te vije ne pushte per 40 vjetet e ardhshme edhe ato jane te vetmit qe e lane shqiperine,iken mbi 200.000 pdiste dhe pd ha mut tashme.Sala asnjehere nuk ka fituar zgjedhje apo votime,kane qene aleate partite e bythes me 1 person qe i jepshin vota perndryshe nuk kishte e nuk ka shanc pd te fitoje.vrisni salen bashke me familjen e tij dhe mosni varrosni por zhdukini nga faqja e dheut,ashtu sic kane vrare e zhdukur ato dhe me pas pastrohet politika,pd,vjen dhe humbja e edi rames. Perpjete te hipesh ti dhe ju mos pretendo faaaaaare qe do hiqni ramen dhe do fitoni me sale dhe jashteqitjet e tij. juve ju ka mare lumi te gjitheve,imagjinoni te ktheheni ne pushtet me honger i cap buk me deshtake te vdekur si sala. ti do behesh me femije,gjysh,stergjysh erj wrj dhe prap pd nuk do kete ardhur ne pushtet…sakrifikoni per brezat e ardhshem,zhdukuni te gjithe,te mos kete parti kriminele si pd.Do te kete nje pauze 4-8 vjet per ju dhe fillon lulezon ndonje parti e re,vetem ashtu keni shance ju,perndryshe eshe ato qe ju kan voruar deei sot do fillojne ta heshin voten nga ps apo parti te tjere.
Prandaj te ka dhene kushtetuta te drejten e votes! E verteta dhemb PD parti e dhunes. Vetem te djegin duan. Asnje qytetar nuk e qase nje Parti te Stille.
Normal qe PD do kete program dhunen kur ka perballe nje parti si Rilindja qe ka program vjedhjen, mashtrimin e shitjen e vendit! Pak po bejne se jemi popull i pafuqishem se ju duheni dhunuar neper shtepiat tuaja luksoze! Kusare jeni e do mbeteni!
PërgjigjuE harrove 21 Janarin. Sa i bere perkujtimoren.
Përgjigju