TIRANË- Protestuesit e maskuar kanë gjetur sërish strehë në selinë e Partisë Demokratike. Është vetë kryedemokrati Sali Berisha që ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku brenda selisë blu, dallohen protestues me maska që janë futur për t’i shpëtuar policisë pas akteve të dhunës. Në video shihet se policia hedh në drejtim të tyre ujë me presion, por Berisha përmes një deklarate e cilësoi një sulm të urdhëruar nga Rama ndaj selisë së PD.
“Sot, në një akt hakmarrjeje të verbër e primitive politike, Padrino apo Edvin Kristaq Xhelati urdhëroi Demon e tij të sulmohet me gaz dhe pompa uji selia e Partisë Demokratike, si seli e një partie armike politike. Duke dënuar me forcën më të madhe këtë akt kriminal të Edvin Kristaq Xhelatit dhe Demo kriminelit të tij, Partia Demokratike deklaron se ajo, sikundër deri sot, do të mbështesë me të gjitha mjetet protestën qytetare rinore gjer në përmbysjen e këtij regjimi armiqësor të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, thuhet në deklaratën e PD.
Në një konferencë nga selia blu, ko mori në mbrojtje aktet e dhunës nga protestuesit, Sali Berisha tha se selia e demokratëve do të jetë gjithmonë strehë për protestuesit. Madje, kërcënoi kryeministrin Edi Rama se do t’i kundërpërgjigjen me sulm te selia rozë.
"Në emër të Partisë Demokratike dënoj me forcën më të madhe sulmin stalinist kundër selisë së Partisë Demokratike. Edvin Kristaq Xhelati, armiku i egër i pluralizmit dhe i Partisë Demokratike, dërgoi narkobanditët e tij me të gjithë arsenalet dhe gjuajtën selinë e Partisë Demokratike, territorin e saj me topa uji, me bomba gazi, me spraj, në një kohë kur në mënyrë absolute nuk kishte asnjë motiv të vetëm përveç urrejtjes së tij ndaj kundërshtarit politik. Unë paralajmëroj Edi Ramën: hiq dorë nga sulmet ndaj selisë së Partisë Demokratike se në mënyrë absolute mund të të kundërpërgjigjemi në një mënyrë vendimtare me sulme ndaj selisë sate.
Sikundër theksoj se kjo seli ka qenë, është dhe do mbetet strehë mikpritëse për çdo protestuese e protestues të të gjitha bindjeve, sepse protestat janë një e drejtë kushtetuese, janë një e drejtë e patjetërsueshme dhe çdo kufizim, dhunë, terror ndaj protestuesve janë akte antikushtetuese. Ndaj dhe këtë ta dijë mirë, ne do të mbrojmë, do t’i japim strehim çdo protestuesi që ka nevojë për mbrojtje dhe për strehim nga sulmet e egra të narkoregjimit të Edi Ramës", deklaroi Berisha.
Berisha akuzoi policinë për dhunë ndaj protestuesve, ndërsa bëri kryeministrit Edi Rama i tha se do të mbajë përgjegjësi bashkë me ministrin e brendshëm Ervin Demo dhe kryepolicin Skënder Hita.
“Të rinj, të reja, qytetarë dhe qytetare të moshave të ndryshme, të bindjeve të ndryshme, të ardhur nga të katërta anët e Shqipërisë, po dhe të katërta anët e dheut, nga diaspora, zhvilluan një betejë heroike do të thosha unë në kushtet më të pabarabarta.
Narko-regjimi përdori të gjitha mjetet tokësore, ajrore, snajper dhe lartësira, tonelata gazi dhe ujë të helmuar por protestuesit nuk i mposhtën. Ata e mbajtën dhe vazhdojnë ta mbajnë për orë të tëra kryesheshin e kombit duke nderuar kështu para së gjithash heroin tonë kombëtar Skënderbeu. Nuk është festuar ndonjëherë dita e flamurit dhe kombit si kësaj here.
Dënoj dhunën e egër që u ushtrua sot ndaj protestuesve paqësorë. Garantoj Edi Ramën se do të mbahet direkt përgjegjës për këtë dhunë. Ai, Demo dhe Hitaj i tij. Kjo trojkë do përgjigjet për të gjitha plagosjet që u ka shkaktuar protestuesve paqësorë dhe do përgjigjet shumë rëndë”, tha Berisha.
Këtë të shtunë, Partia Demokratike zgjodhi që zyrtarisht vetëm t’i bënte thirrje anëtarëve të saj të merrnin pjesë në protestë, duke mos u organizuar paralelisht si disa të shtuna të kaluara.
Pas protestës së sotme të zhvilluar në Tiranë, kryedemokrati Sali Berisha i ka dërguar një mesazh anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së, ku i falënderon për angazhimin që sipas tij ata kanë bërë për organizimin e këtij tubimi. Siper Berishës, kryeministri Edi Rama, të cilin e quan një narkodiktator, mori goditjen e merituar.
Duke theksuar se protesta e sotme ishte në lartësinë e pritshmërive të PD-së, Berisha i ka bërë thirrje anëtarëve të Këshillit, anëtarëve të Kryesisë, deputetëve, kryetarëve të degëve dhe të gjithë anëtarëve të PD-së që të bëjnë përpjekje që edhe protesta e paralajmëruar për nesër, të ketë të njëjtin sukses.
Mesazhi i Berishës:
Mesazh falënderimi!
Drejtuar anëtarëve të Kryesisë së PD-së, deputetëve, kryetarëve të degëve, anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe të gjithë anëtarëve e anëtareve të Partisë Demokratike.
Protesta e sotme dhe suksesi i saj kishin një rëndësi shumë të veçantë dhe ishin në lartësinë e pritshmërive tona. Ajo u bë një lajm botëror falë meritës së të gjithë pjesëmarrësve të saj. Narkodiktatori mori goditjen e merituar në ditën e merituar! Ndaj dhe dua të falënderoj përzemërsisht secilin prej jush për praninë dhe ndihmesën tuaj në këtë protestë qytetare dhe në suksesin e saj. Sikundër ju ftoj të bëni çdo përpjekje që protesta e thirrur për nesër të ketë suksesin e sotëm.
Me urimet më të përzemërta, miqësisht,
Sali Berisha.
-
ÇFARË PRET P.S.SH. DHE PROKURORIA PËR KËTË KRIMINEL QË NUK BËNË KALLZIM E PARA DHE E DYTA PËR MOS HAPJE HETIMI.TË PROVOJ NDOKUSH NGA KËTA TRIMA SI SALIU TË BËJË TË NJËJTËN GJË NË NJË SHTET TJETËR,DHE E SHOHIN MUMJET E DREJTËSIS SHQIPTARE E SALI KRIMINELI.ATJJ DHE TAKËMIT TË TIJ I ËSHTË SOSUR VAJI I KANDILIT.AI BËNË HIJE JASHT SE NUK KA DREJTËSI.
Përgjigju -
Doli me ne funde armiku numer nje i vendit tone qe i ka vene gjithmone flaken shqiperise,mire ky qe eshte I rrjedhur por kto qe i shkojne mbrapa cfare fitojne,ky me kte sjellje nuk ka per te ardhea snjehere ne pushtet ta kene te qarte edhe kto qe I shkojne pas se me dhune nuk fitohet por vetem humbe,persa I perket selise suaj nuk u hodh asgje se pame laive policia deboi larot e tu qe po I benin bllok rruges e po i venin flaken kkoshaveshkofsh ne djall o zemer katil
Përgjigju -
Diget ku eshte streha e dhunuesve ,nuk mund ti arrestoje policia meena Shqupit apo eshte seli oartie.Sa here Saliu ka bo rremuja qofte dhe me arme frikacaket e tij kane gjet streh te PD
Përgjigju






Komente
Komento