Meta del hapur pro Berishës, telefonata me Këlliçin për ta orientuar në protestë: I thashë mos bini pre e provokimeve

Presidenti Ilir Meta ka dalë hapur sot pro Sali Berishës, në 'betejën' e këtij të fundit përballë Lulzim Bashës. Në një konferencë për shtyp, teka komentoi protestën e dhunshme të Sali Berishës që shkatërroi selinë e PD, Meta tregoi se kishte komunikuar me Belind Këlliçin më 8 janar. Ai tregon si e këshilloi atë që të bënin protestë paqësore e të mos binin pre e provokimeve.

"Jam i shqetësuar për përshkallëzimin e panevojshëm brenda partisë më të madhe opozitare që duhet ët ketë vetëm një zgjidhje, votën e lirë dhe respektimin e votës së shumicës. Përdorimi i forcës është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Akuzat për infiltrimin e qëllimshëm për persona me precedent kriminal brenda godinës së PD, janë alarmante. E papranueshme të mohohet çdo mekanizëm demokratik zgjidhje, duke nxitur revoltën. Përdorimi i dhunës nuk duhet të jetë mekanizmi që të legjitimojë marrjen e pushtetit, është po ka i dënueshëm përdorimi i dhunës për mbajtjen e pushtetit apo godinës. Mjetet fizike dhe policeske nuk duhet të jetë zgjidhja. Zhvillimet e 8 janarit sollën edhe ndonjë shembull pozitiv që bën thirrje për reflektim si dorëheqja e rojës së selisë së PD për të mos qenë dëshmitar i dhunës. Uroj që të gjithë të ngrihen në nivelin e përgjegjshmërisë së tij.

I kërkoj Belindit falje, kur kam parë makinat tek oborri e vlerësova si moment provokativ që mund të bënin edhe ndonjë akt dhune, e mora s'ma hapi. Më mori më pas më tha  sa mbarova mbledhje me të rinjtë, i thash të mos preket asnjë makinë në oborr se është provokim, 'po po s'bëhet fjalë më tha'. Tani në 11.10 20 min para se të hapej dera atje, i them: 'mos humbni kontrollin' paqësor të protestës'- 'po me thotë'. Presidenti nuk bën lojëra të dyfishta, as të trefishta. Dhuna ka qenë nga të dyja anët", tha Meta.


Lajmi kryesor:

Meta del hapur pro Berishës, telefonata me Këlliçin për ta orientuar në protestë: I thashë mos bini pre e provokimeve! Basha të legjitimojë veten (VIDEO)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari