Protesta e dhunshme në PD/ Nesër seanca, prokuroria kërkon lirinë për 34 të arrestuarit! 'Arrest shtëpie' për 4 prej tyre dhe për 30 'detyrim paraqitje'! Mes tyre shtetas nga Kosova e Maqedonia e Veriut

Prokuroria e Tiranës kërkon lirimin nga burgu të 34 të arrestuarve për protestën e dhunshëm më 8 janar në selinë e Partisë Demokratike. Prokuroria kërkon “arrest shtëpie” për 4 prej tyre mes tyre edhe Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ndërsa lihen vetëm me 'detyrim paraqitje 30. 

Mes të arrestuarve ka edhe shtetas nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, për të cilët kërkohet burg për akuzën e tubimit të paligjshëm. Në seancën e nesërme do të jetë gjyqtari Arben Micko që do të vendos për masat ndaj 34 të arrestuarve.

Personat e arrestuar akuzohen për "Organizim dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme", "Prishja e qetësisë publike", "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit", "Shkatërrimi i pronës" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

Ndërkohë nën hetim është edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi është nën hetim pasi akuzohen për shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive” dhe “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”, ndërsa Flamur Noka, deputeti tjetër nën hetim për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.  

Në protestën e 8 janarit selia blu u kthye në një skenë krimi ku mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë me varetë, shkallë, leva, çekiçë, trapanë, por edhe nga brenda selisë ka pasur kundërpërgjigje me gaz lotsjellës ndaj tyre. U desh ndërhyrja e policisë për shpërndarjen e protestuesve.    

Persona e arrestuar që dalin nesër në seancë:

Shaban Halili, Gentjan Lamnica, Agron Gjura 36 vjeç, Xhevahir Georgiev 32 vjeç, Alban Zaimi 46 vjeç, Arkimed Lushaj 35 vjeç, Hajredin Gjura 41 vjeç, Denis Luku 43 vjeç, Valdrin Dervishaj 33 vjeç, Arben Dervishaj 37 vjeç, Orges Dervishaj 20 vjeç, Qendrim Dervishaj 26 vjeç, Arben Dervishaj 39 vjeç, Selman Krasniqi 42 vjeç, Albano Sotolaj 32 vjeç, Ber Begeja 38 vjeç, Duleman Marku 51 vjeç, Mirash Rrathtori 48 vjeç, Emiliano Çekini 30 vjeç, Gjon Pepaj 37 vjeç, Klavdo Çekini 36 vjeç, Armando Çardaku 29 vjeç, Agustin Pali 28 vjeç , Oltion Zenelaj 39 vjeç, Albi Peti 28 vjeç, Arian Mezini 41 vjeç, Ardian Myrto 37 vjeç, Ylli Gosturani 46 vjeç , Armando Alldervishi 36 vjeç, Vendim Demaj 48 vjeç, Afrim Deda 46 vjeç, Sokol Ndreu 52 vjeç, Orian Meta 34 vjeç dhe  Stivi Luku 23 vjeç.

Personat nën hetim 

Gazment Bardhi, Flamur Noka, Resul Fidani, Jurgen Rexhepi, Dritan Konda, Arif Bicprendi, Ergys Hoxha, Irel Elezi, Azem Çira, Dori Alikaj, Aleks Marku, Argjend Ferati, Ismail Ferati, Senad Gucija, Julzim Kokomani, Zyber Kokomani, Armand Lekgegaj dhe  Gjok Nikolli.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:05
Sulmi i Berishës në PD, çfarë thotë dosja e Prokurorisë! Flasin 11 mbështetësit e Lulzim Bashës! Florenc Hoxha një prej 'mbrojtësve' kryesorë të godinës

1641910009_FLORENC.jpg

Sot për të gjithë të arrestuarit për sulmin e Sali Berishës në Partinë Demokratike prokuroria kërkoi që të lihen të lirë, 30 prej tyre u kërkua vetëm masa 'detyrim paraqitje', ndërkohë që 4 të tjerët në 'arrest shtëpie'.

Dëshmitë e personave që u gjetën brenda godinës së PD-së në mbështetje të kryetarit Lulzim Basha, sipas detajeve të zbuluara nga Top Channel,  përsërisin se ishin thirrur për mbledhje nga kryetari i partisë dhe krejt befasisht ata u gjendën nën sulm nga mbështetës të shumtë të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili disa javë më parë kishte thirrur një protestë kombëtare para selisë blu.

Top Channel shkruan se një nga personat e arrestuar nga policia, i cili ndodhej brenda godinës së selisë së PD-së, ka treguar se ka mbërritur në seli në orën 08:30 i shoqëruar nga Luan Hoti dhe Orion Meta. Ai sqaron se kishte shkuar aty pasi ishte thirrur për një mbledhje nga kryetari Basha. Luku tregon se ndërsa po priste për fillimin e saj, ka dëgjuar disa zhurma që vinin nga jashtë.

"Me të dëgjuar, zhurmat e para, ka vendosur të zbresë në katin e parë të godinës dhe aty ka vënë re që hyrja kryesore e godinës së selisë së PD-së po sulmohej nga jashtë. Më pas ka vendosur të ngjitet edhe njëherë tjetër në katin e dytë të godinës dhe aty është bashkuar me Luan Hotin dhe deputetët Ervin Salianji dhe Grida Duma e disa persona të tjerë. Luku ka mohuar të ketë pasur dhunë nga njerëzit brenda PD-së, por ka deklaruar se goditjet janë parë dhe dëgjuar që vinin nga jashtë.

Kurse një person tjetër, po mbështetës i kryetarit Basha, i quajtur Indrit Sefa, ka pretenduar se nuk ka marrë pjesë në asnjë veprim të kundraligjshëm.

Po ashtu, Orian Meta ka shpjeguar se ka ardhur në selinë e PD-së në orën 08:30, së bashku me Luan Hotin dhe Stivi Lukun. Ai ka deklaruar se ka qenë në godinën e PD-së, në pritje të nisjes së mbledhjes kur ka dëgjuar zhurmat që vinin nga jashtë. Prokuroria mendon se Meta mund të jetë përfshirë në veprime të dhunshme, por asgjë me vlerë për hetimin. Vendim Demaj ka treguar se ka mbërritur në selinë e PD-së rreth orës 08:30 në pritje të nisjes së mbledhjes por në ato çaste ka dëgjuar disa zhurma që vinin nga jashtë. Ka zbritur dhe ka parë që hyrja kryesore po sulmohej nga jashtë", citohet në shkrim.

Në dosjen hetimore të siguruar nga Top Channel thuhet se ish-kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha së bashku me 9 persona të tjerë dyshohet se ka qenë një nga personat kryesorë që do të mbronte në rast rreziku me 8 janar godinën e selisë së PD-së nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha. Në aplikacionin e Komisariatit Digital, është çuar një video, ku dallohen një grup prej 10 personash, të cilët ishin ulur në një dhomë, duke ngrënë ushqim dhe duke luajtur me instrument muzikor. Në mesin e tyre dallohet Florenc Hoxha, i cili mban të veshur një kostum sportiv me ngjyrë blu dhe me vija të bardha.

“Nga të dhënat operative që disponoheshin nga policia, rezultonte që grupimet e individëve të sipërpërshkruar, si dhe individë të tjerë që do të mbështesnin Grupin e Rithemelit të Partisë Demokratike, më 08.01.2021, do të kryenin veprime të dhunshme ndaj njëri-tjetrit, ndërtesës ose Selisë së Partisë Demokratike, duke u bërë pjesë e skenarëve të dhunës, shkatërrimit të pronës, prishjes së rendit e qetësisë publike, veprime për të cilat dyshohej që do të kryheshin dhe nga individë të dyshuar të armatosur me armë të ftohta apo zjarri”, citohet nga dosja.

Po ashtu, nga e njëjta dosje mësohet se drejtoritë vendore të policisë në qarqe kanë sjellë të dhëna në rrugë operative për grupe që do të udhëtonin në drejtim të qytetit të Tiranës, me qëllim pjesëmarrjen në tubimin që do të zhvillohej më datë 8 janar, me dyshimin se mund të përfshiheshin në veprime të dhunshme.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gripi: 11/01/2022 22:36

    Si tha Stresi Lusha atehere? Policet jane budallenj hahahaha kur hop e nxorren ne TV ne breke neperkembe dhe e ndan nga gruaja 1 vit burg hahahahaha O president ku je...hahahaha 1 vit ne syrgjyn hahaha Tani djali i hajdutit serish ne burg hahaga ky nuk eshte gangester, ky eshte idiot e pjelle idiote.

    Përgjigju
  • Rexhep Suma Bule Leka [ kepi ]: 11/01/2022 18:37

    Sali Berisha burr i modh me Saliun keni bo çef kurse tani skeni me ngron as buk that. Kur ishe Saliu në pushtet binin petlla nga cielli e të gjith hanit pinit kërcenit e l8dronit po tani që Saliu ka maru dhe ju keni me maru o popull hu. Rroft Sali Topi se lyl gopi do ta shikoi sa lëkura do i vlej.

    Përgjigju
    • Tahir tarfyci: 11/01/2022 19:14

      Ti rexhep Suma mir e paske vendosur pseudonimin. E para meso shkruaj shqip,e dyta mbaje salen sta mer kush!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë