34 persona janë arrestuar dhe 18 të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë për ngjarjet e ndodhura dje në Selinë e Partisë Demokratike. Policia njofton se personat e arrestuar akuzohen për "Organizim dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme", "Prishja e qetësisë publike", "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit", "Shkatërrimi i pronës" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

Ndërkohë që Gazment Bardhi është nën hetim pasi akuzohen për shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive” dhe “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”. Flamur Noka, deputeti tjetër nën hetim për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Cuditerisht për Sali Berishën asnjë akuzë.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në akte të kundërligjshme gjatë protesës së datës 8 janar 2022.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Persona e arrestuar:

Shaban Halili, Gentjan Lamnica, Agron Gjura 36 vjeç, Xhevahir Georgiev 32 vjeç, Alban Zaimi 46 vjeç, Arkimed Lushaj 35 vjeç, Hajredin Gjura 41 vjeç, Denis Luku 43 vjeç, Valdrin Dervishaj 33 vjeç, Arben Dervishaj 37 vjeç, Orges Dervishaj 20 vjeç, Qendrim Dervishaj 26 vjeç, Arben Dervishaj 39 vjeç, Selman Krasniqi 42 vjeç, Albano Sotolaj 32 vjeç, Ber Begeja 38 vjeç, Duleman Marku 51 vjeç, Mirash Rrathtori 48 vjeç, Emiliano Çekini 30 vjeç, Gjon Pepaj 37 vjeç, Klavdo Çekini 36 vjeç, Armando Çardaku 29 vjeç, Agustin Pali 28 vjeç , Oltion Zenelaj 39 vjeç, Albi Peti 28 vjeç, Arian Mezini 41 vjeç, Ardian Myrto 37 vjeç, Ylli Gosturani 46 vjeç , Armando Alldervishi 36 vjeç, Vendim Demaj 48 vjeç, Afrim Deda 46 vjeç, Sokol Ndreu 52 vjeç, Orian Meta 34 vjeç dhe  Stivi Luku 23 vjeç.

Personat nën hetim  

Gazment Bardhi, Flamur Noka, Resul Fidani, Jurgen Rexhepi, Dritan Konda, Arif Bicprendi, Ergys Hoxha, Irel Elezi, Azem Çira, Dori Alikaj, Aleks Marku, Argjend Ferati, Ismail Ferati, Senad Gucija, Julzim Kokomani, Zyber Kokomani, Armand Lekgegaj dhe  Gjok Nikolli.

Një ditë më parë disa qindra mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë e Partisë Demokratike. Ata ishin të mirëorganizuar, me varetë, shkallë, leva, çekiçë, trapanë dhe mjete të tjera me qëllimin e vetëm marrjen e slisë së PD-së nga Komisioni i Rithemelimit. U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi por rrezikohej seriozisht jeta e deputetëve që ndodheshin brenda selisë si dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës. Nga protesta ka pasur edhe disa të plagosur por nuk dihet ende numri i tyre. Nga ana tjetër Sali Berisha shkoi vetë sot në vendin e krimit, ndërsa i cilësoi 'dhunuesit' si heronj duke shtuar ato ruajtën gjakftohtësinë dhe rrëzuan dyert e blinduara të 'Lul Bravës'.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:26
Protesta e dhunshme para selisë së PD-së, mes të arrestuarve edhe Stresi

Mes 34 të arrestuarve një ditë më parë në protestën para selisë së PD-së është edhe reperi Arkimend Lushaj, ose i njohur ndryshe si Stresi.

Policia njofton se mbi të arrestuarit rëndojnë akuza të ndryshme penale ku kryesoret janë shkatërrimi i pronës publike, përdorimi i mjeteve të ftohta, shkelja mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive, etj.

Vetë Stresi, bëri më dije në një postim në Instagram, se po shoqërohej në komisariat, ndërkohë policia sot ka bërë me dije arrestimin e tij bashkë me 33 protestues të tjerë.

Ora 14:09
Të arrestuar pas dhunës dje në PD, kush janë 2 trajnerët e boksit në grupin e Bashës

1641733883_61da85bb3770c.jpg

Klaudio dhe Emiljano Cekini janë 2 prej të arrestuarve nga policia pas akteve të dhunshme të ditës së djeshme në Partinë Demokratike.

Report Tv mëson se të dy janë vëllezër dhe janë trajnerë boksi te ekipi i Vllaznisë. Të dy stërvisin moshat e ekipit shkodran.