Protesta e djeshme e PD-së, 50 të shoqëruar, dy arrestime! Deputetët organizatorë po hetohen në gjendje të lirë

Protesta e djeshme e PD-së, 50 të shoqëruar, dy arrestime! Deputetët organizatorë po hetohen në gjendje të lirë

Protesta e PD-së

TIRANË - Mbi 50 persona të shoqëruar në lidhje me protestën e djeshme të PD-së dhe opozitës. Sakaq, dy janë arrestuar, informon gazetari Sokol Dema. Ndërkohë janë në hetim në gjendje të lirë deputetët që organizuan protestën.

Pasditen e djeshme për rreth 3 orë militantët e PD dhe disa prej mbështetësve të opozitës ishin ndarë në disa pika të ndryshme të Tiranës, duke tentuar bllokimin e trafikut dhe vijimin e aksionit të tyre të mosbindjes civile. 

Pati dhe përplasje me policinë, teksa deputeti Flamur Noka i pozicionuar tek Rruga e  Elbasanit, qëlloi një prej efektivëve. Ndërsa në sheshin Uilson dhe tek bashkia, policia përdori autobotin me ujë për të shpërndarë protestuesit. Tek sheshi Uilson u hodh fillimisht edhe gaz lotsjellës.

Tek Zogu i Zi situata ishte më e qetë, teksa trafiku u lirua 1 orë pas fillimit të protestës. Ndërsa tek Pallati me Shigjeta pati tensionet dhe shtyrje të qytetarëve me policinë. Së fundmi, protesta u mbyll tek bashkia e Tiranës dhe më tej filluan shqoërimet e para nga policia në komisariatet e kryeqytetit. 

Përpara nisjes së protestës ditën e djeshme, DVP e Tiranës i dërgoi një shkresë sekretarit të PD-së Flamur Noka dhe informoi qytetarët se bllokimi i qarkullimit rrugor është vepër penale. Ata informuan Nokën se organizatorët e protestës që bllokon qarkullimin do mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale.  

Lajmi ne perditesim...

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: Flojera Davidhi – gjyqtare e ‘fjalës së lirë’ apo ‘e kapur nga Edi Rama’?

Namir Lapardhaja: Flojera Davidhi – gjyqtare e ‘fjalës së lirë’ apo ‘e kapur nga Edi Rama’?