TIRANE - Një javë pas bujës së lajmit se kreu i komunës Lazarat, Dasho Aliko ishte pjesmarrës në protestën ndaj drogës zhvilluar para parlamentit, këtë herë Aliko ka zgjedhur të mos i bashkohet protestës të së premtes mbajtur para kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Mes qindra eksponentëve të Partisë Demokratike ajo çka binte në sy sot ishte mungesa e kreykomunarit të Lazaratit, fshatit simbol të drogës në Shqipëri.

Burime për A1Report kanë bërë me dije se mungesa e Alikos në protestën e sotme, nuk ka ardhur më tepër si dëshirë e tij pasi ky i fundit nuk mungon asnjëherë, por ka qenë një kërkesë e Lulzim Bashës që Aliko të mos marrë pjesë.

Një javë më parë A1Report transmetoi pamjet e Alikos në protestën e PD para parlamentit, teksa ky i fundit e argumentoi prezencën e tij se kishte ardhur pasi është përfaqësues i Partisë Demokratike dhe proteston pasi është një organizim i partisë ku dhe Aliko bën pjesë.


Dasho Aliko
(Në foto, kreu i komunës Lazarat, Dasho Aliko në protestën e parë "antidrogë" të PD para Parlamentit)

Lexoni këtu lajmin për pjesmarrjen e Dasho Alikos në protestën e parë "antidrogë" të PD-së

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)