Protesta e maturantëve, Basha:
Të shkarkohet ministrja Nikolla

Protesta e maturantëve, Basha:<br />Të shkarkohet ministrja Nikolla
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas situatës së krijuar me maturantët,  të cilët protestuan pasi nuk rezultojnë fitues në universitetet.
 
Në një deklaratë për mediat kryedemokrati Basha shprehet se drama e maturantëve  vjen si reuzltat i një pseudoreforme që ka rënë që në nisje.
 
E pompoi me të madhe Edi Rama por prodhoi padrejtësi”, deklaroi Basha.
 
 Basha ndalet në raste konkrete kur kujton rastin e maturantes nga Shkodra me medalje ari, fituese e olimpiadave kombëtare, e cila nuk ka fituar në asnjë degë apo maturantja e përlotur në zyrën e ministres së Ramës, që i ndërpret fjalën.
 
Sipas kreut  të PD, kryeministri nuk u dha kohë të mjaftueshme maturantëve për të zgjedhur, lista fillestare nuk është e shpallur dhe s’ka transparence.
 
Sipas Bashës zgjidhje e kësaj situatë vjen duke shkarkuar fillimihst nga detyra Ministren e Arsimit, Lindita Nikolla.
 
Më pas shprehet Basha duhet bërë shpallja e plotë e listave, nga i pari maturant tek i fundit, duhet transparencë totale.
 
Basha i kërkon KLSH të nisë menjëherë një auditim të plotë të procesit. Ndërkaq bëhet e ditur se në faqen zyrtare të Partisë Demokratike është në funksion aplikacioni ku çdo maturant mund të denoncojë rastin e tij. 

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament