Debatit të madh në të cilin është futur sistemi arsimor në vend, çfarë bëri Turi (personazhi që ngjalli reagim dhe paqartësi) dhe a duhet të rivlerësohet provimi, iu bashkua edhe pedagogia e Gjuhës Shqipe, Elsa Skënderi Rakipllari.
Teksa nuk është dakord që ka vetëm një përgjigje të sakte për pyetjen e Turit, ajo ka deklaruar se në fakt i gjithë testi ishte i mbushur me gabime drejtshkrimore, emra të huaj e situata të pakuptimta brenda të njëjtit ushtrim.
E ftuar në Edicionin Qendror me gazetarin në Report TV, pedagogia Skënderi shtoi se një rast i këtij problemi është vende të njohur, kur në fakt duhet vende të njohura, sepse emri “vend” është i dygjinishëm (emër mashkullor, që në shumës bëhet femëror). Një tjetër gabim sipas pedagoges, është edhe vendimi për ta bërë të gjithë provimin me alternativa sepse në fakt testi nuk ishte i vështirë, por sipas saj, ishte i pakuptueshëm dhe i ngatërruar.
A është protesta e studentëve e politizuar? Për pedagogen Elsa Skënderi, nuk është ky rasti për ta përcaktuar nëse një nxënës ka bindje majtas apo djathtas. E drejta për të protestuar në këtë rast merr formë dhe vlerë, për shkak të probleme që u përmenden edhe më sipër gjatë bisedës.
A nis që në shkollë problemet me tekstet? Po, por sipas të ftuarës në studio, tekstet shkollore, kalojnë nëpër disa filtra të cilët në të shumtën e rasteve funksionojë. Pedagogia tha gjithashtu se nuk ishte e nevojshme të merreshin tekste të përkthyer nga gjuhët e tjera, sepse letërsia shqipe është shumë e pasur dhe me emra që vërtetë vlejnë të studiohen.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se duhet të ngrihet komisioni hetimor për çështjen McGonigal?
-
Po
24.3%
-
Jo
67.9%
-
Nuk kam mendim
7.8%
Vota total: 4179
Lajme të tjera
-
Risia e Maturës/ Publikohen afatet, provimet nga 1 - 19 qershor! Përfaqësues nga QSHA: Kujdes, rivlerësohen të gjitha pyetjet! Ankimimi para 3 korrikut
28 Janar, 16:43
-
Regjistrimi në Universitet, ministrja e Arsimit: Nesër ka një raund shtesë! Ka ende kuota të lira, mund të aplikoni nga ora 08:00-16:00
2 Nëntor 2022, 19:03
-
Gjuha Shqipe në rrezik, pedagogia: Nuk zgjidhet me provim, problemi qëndron te shkollat, studentët s'dinë të shkruajnë! Të trajnohen mësuesit
14 Shtator 2022, 21:33
-
Nisin regjistrimet në universitete për maturantët fitues! Mbi 29 mijë aplikime për Mjekësi, Gjata: Numri më i lartë në 5 vite
2 Shtator 2022, 19:10
-
Ekonomiku në krye! E zgjedhin 45% e maturantëve! Dekani Kule: Regjistrimet me 3 raunde vonojnë vitin e ri akademik, duhet ndryshuar
29 Gusht 2022, 11:32
-
Inxhinieria ‘mund’ mjekësinë! Maturantët zgjedhin arsimin profesional! Rriten aplikuesit në degët bujqësore dhe mësuesi
10 Gusht 2022, 19:44
-
Vetëm 4 ekselentë në provimin e gjuhës dhe letërsisë, reagon gjuhëtarja: Fajtorët e vetëm jemi ne! Ju kërkojmë ndjesë
27 Qershor 2022, 20:03
-
Publikohen notat e provimit të maturës të lëndës gjuhë-letërsi! Vetëm 4 ekselentë, 383 ngelës
24 Qershor 2022, 18:02
-
Shqiptarët preferojnë emrat e huaj, zv.dekania e Filologjikut: Orientimi drejt Europës, telenovelat faktor ndikues për përzgjedhjen
10 Janar 2022, 20:06
-
Rama i pranishëm në ceremoninë e dhënies së ‘Medaljes së Artë’ për maturantët ekselentë: Mos kini frikë nga ëndrrat e mëdha! Ministrja Arsimit: Sfidë, mbajtja e të rinjve në Shqipëri
19 Nëntor 2021, 11:26
-
Në 29 korrik nisin aplikimet për në universitete, drejtori i RASH, Xhelaj: Maturantët, 6 ditë afat për të zgjedhur degën e preferuar
25 Korrik 2021, 20:31
-
Dalin rezultatet e provimit të dytë të Maturës Shtetërore për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë! Vetëm dy maturantë marrin 10 absolute
22 Qershor 2021, 19:34