Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me protestën e naftëtarëve në Ballsh, të cilët vazhdojnë akoma të kërkojnë pagën e tyre të luftës në këtë kohë izolimi.

Ai ka thënë se pandemia ekonomike është rreziku kryesor sot për qindra mijëra familje shqiptare, të lëna në mes të 4 rrugëve nga qeveria, ku një nga shtresat më të prekura janë naftëtarët e rafinerisë së Ballshit, të cilët janë goditur nga dy të këqija: Nga korrupsioni i qeverisë, që është shkak për mosmarrjen e pagave prej më shumë se 2 vjetësh dhe nga propaganda e qeverisë, e cila nxjerr vendime në letër, por nuk i zbaton në realitet. 

"Janë 800 punëtorë të papaguar qe kanë dalë në protestë për të mbrojtur djersë e tyre nga vjedhja dhe për të mos lënë qeverinë t’i marrë zvarrë me mashtrime të reja",  është shprehur ai.
Alibeaj ka treguar edhe dokumentin e vendimit ë t ë shpallur nga qeveria për marrjen e pagës së luftës prej 40  mijë lekësh të reja.

"Vendimi i datës 22 prill e thotë shprehimisht se naftëtarët e Ballshit, të gënjyer e të mashtruar për kaq muaj nga qeveria e Edi Ramës për rrogat e tyre, do të merrnin një pagesë ndihme prej 400 mijë lekësh", ka th ën ë ai duke theksuar se kjo ndihmë nuk ka mbërritur n ë llogaritë e 800 naftëtarëve. Fjalët e qeverisë me realitetin e barkut bosh dhe dinjitetit të nëpërkëmbur bëjnë dallim si nata me ditën",  është shprehur ish-deputeti.

Vendimi që tregoi Alibeaj