Një makinë tip Benz në rrugën nacionale Berat-Lushnje në afërsi të fshatit Çukas është shkrumbuar nga flakët.
Në mjet udhëtonin tre persona të cilët në momentin që kanë parë tym në automjet kanë hapur krahun dhe kanë dalë jashtë duke shpëtuar pa asnjë lëndim. Është njoftuar zjarrfikësja e Lushnjes e cila ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, por automjeti është djegur totalisht.
Nga të dhënat paraprake të policisë në vendngjarje, shkak i flakëve mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
Komente









