Protesta e opozitës, ministri Hyseni
" Prishtina dje i ngjante Bejrutit "

Protesta e opozitës, ministri Hyseni<br />" Prishtina dje i ngjante Bejrutit "
Protestat e djeshme ku mbetën qindra persona të lënduar dhe u shkaktuan shumë dëme tjera në kryeqytet, ka shtyrë ministrin e Punëve të Brendshme, Skender Hysenin që sot të dal para mediave për të treguar rrjedhën e tërë kësaj ngjarje e cila morri përmasa shqetësuese.

Ai tha se janë 92 policë të lënduar dhe 20 protestues, e që sipas tij, dëshmon për shkallën e dhunës së shprehur në këtë protestë. Sipas tij, Ligji për tubimet publike kërkon nga çdo qytetar i Kosovës i cili kërkon  që përmes protestës të shpreh pakënaqësitë apo të artikuloj kërkesa, qofshin ato edhe politike, duhet të bëjë lajmërimin e protestës dhe të kërkoj lejen përkatëse nga organet e rendit dhe ligjit.

Ai tha se e drejta për protestë është një e drejtë e shenjtë pavarësisht nga motivet e protestës, por sipas tij, rrugët e Prishtinës dje u ngjanin rrugëve të ndonjë qyteti të lindjes së mesme, apo Bejrutit, që sipas tij, këto pamje nuk i duhen aspak Kosovës dhe qytetarëve të saj, pasi kjo ndër tjerash përçon edhe mesazhe negative për botën e civilizuar.


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf