TIRANE - Gjatë protestës së Partisë Demokratike, Policia e Shtetit kishte marrë masat për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e tubimit duek vendosur një kordon të policeve femra, gjë tani më është bërë traditë.

Policet ishin vendosur që nga hyrja e Kuvendit deri tek pedonalja të cilat ishin ngjitur me njëra tjetrën dhe bënin ndarjen e protestuesve nga Kuvendi. Pavarësisht se ato u sulmuan me qese me miell nga ana e protestuesve, policet ruajtën qetësinë duke mos ndërhyrë me dhunë ndaj tyre. 


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)