Në një komunikatë për shtyp pothuajse 24 orë pas këtyre zhvillimeve, Prishtina zyrtare nënvizon se po pret interpretimin e Gjykatës Kushtetuese për Marrëveshjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, si dhe ka nisur ekspertizë ndërkombëtare për procesin e demrakacionit me Malin e Zi.

Çështje këto për të cilat opozita ishte në shesh. Në komunikatë theksohet se ndaj gjykatësve që po shqyrtojnë këto çështje , por dhe prokurorisë që po merret me të arrestuarit e vetëvendosjes, nuk është ushtruar presion dhe nuk do të ketë ndërhyrje.

Kabineti i Mustafës megjithatë kritikon ashpër politikat e vetëvendosjes në Kuvend dhe në rrugë, të cilat sipas tij cënojnë sigurinë në vend.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)