Protesta e opozitës, Thaçi: Mos
e zëvendësoni debatin me dhunë

Protesta e opozitës, Thaçi: Mos<br />e zëvendësoni debatin me dhunë
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Hashim Thaçi ka vazhduar vizitat e tij nëpër komuna të Kosovës. Ai sot ka takuar kryetarin e Komunës së Shtimes, Naim Ismailin.

Pasi ka përgëzuar kryetarin e Shtimes për të arriturat e kësaj komune, zëvendëskryeministri Thaçi ka folur edhe për paralajmërimet e partive opozitare për të organizuar protestën e radhës të merkurin.

Thaçi ka thënë se protestat janë një e drejt demokratike, po ka theksuar se nëse opozita ka argumente politike, ato t’i shpreh në Kuvendin e Kosovës.

“Debati në Kuvendin e Kosovës nuk mund të zëvendësohet as me protesta, as me dhunë, as me shufra metalike. Është koha që të ulemi bashkërisht të debatojmë në Kuvendin e Kosovës, t’i shtyjmë prioritet që janë në interes të qytetarëve të Kosovës, në fokusohemi në krimin e vendeve të punës, në zhvillimin ekonomik”, ka thënë Thaçi.

I pyetur për deklaratat e politikanëve serb, se ata mund të zëvendësojnë sa herë donë ministrat në Kosovë, Thaçi ka thënë është mirë që fokusi mos të jetë në deklaratat e liderëve serb. Sipas tij, politikanët serb tashmë kanë dëshmuar se humbjet e tyre i festojnë si fitore. 

Marrë nga RTK

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf