Protesta e opozitës/ Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët tre ditë para: Evitoni vendet e grumbullimit

Protesta e opozitës/ Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët tre ditë para: Evitoni vendet e grumbullimit

Tre ditë përpara protestës së 9-të të opozitës së bashkuar, Ambasada Amerikane u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin zonat në të cilën do të zhvillohet tubimi i PD-LSI. Ndryshe nga herët e tjera, ky paralajmërim ka ardhur jo pak orë përpara se të nisë protesta, ku theksohet se duke qenë se ka pasur dhunë në të kaluarën dhe faktin që nuk dihet kohëzgjatja e saj, qytetarët duhet të bëjnë shumë kujdes.  

"Një demonstrim i madh pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit më 21 qershor 2019, duke filluar rreth orës 8:00 të pasdites. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur. Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Personeli i Ambasadës së SHBA-së dhe anëtarët e familjes janë drejtuar për të shmangur të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi. Ndërtesa e Parlamentit (Tiranë) Zyra e Kryeministrit (Tirana) Ndërtesa të tjera qeveritare (Tiranë)", shkruan Ambasada.

Të premten, më 9 qershor, opozita e bashkuar do të mblidhet në protestën e 9-të kombëtare, qëllimi i së cilës është rrëzimi i qeverisë Rama dhe krijimi i një qeveria tranzitore që do të mundësonte sipas tyre, zgjedhje të lira dhe të ndershme.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Pordha: 18/06/2019 17:13

    Sa te bertase keshtu ambasada amerikane te zbarkoje me marinza tju fusi ngs nje shkop gome ketyre kokpalareve qe u shkon morri neper trup dhe u vjen wra kerme nje ore larg dhe shikoni a do mblidhen me te bllokojne rruget dhe te prishin rendin dhe procesin zgjedhor?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat