Protesta e opozitës, ambasada thirrje qytetarëve amerikanë: Evitoni zonën e Kryeministrisë e Parlamentit!

Protesta e opozitës, ambasada thirrje qytetarëve amerikanë: Evitoni zonën e Kryeministrisë e Parlamentit!

Përmes një njoftimi, Ambasada e SHBA në Tiranë i bën thirrje qytetarëve amerikanë që të evitojnë zonën e Kryeministrisë, në orën 18:00, kohë kur do të mbahet edhe tubimi i opozitës.

Në të njëjtën kohë ambasada kërkon nga shtetasit amerikanë që po ashtu të evitojnë edhe zonat përreth Kryeministrisë dhe parlamentit. Ndërsa thekson se kohëzgjatja e protestës nuk dihet ende.

"Evitoni zonën te Kryeministria në orën 18:00. Kohëzgjatja e protestës nuk dihet. Evitoni zonat përreth kryeministrisë e Parlamentit", thuhet në njoftimin e ambasadës.

Kjo nuk është hera e parë që në protestat e opozitës, ambasada amerikane u kërkon shtetasve të saj të qëndrojnë larg vendit të tubimeve. Kjo për shkak të akteve të dhunës që jo në pak raste kanë karakterizuar protestat e opozitës së bashkuar.

Po ashtu ambasada e SHBA por edhe shërbimet e tjera diplomatike në vendin tonë kanë dënuar aktet e dhunës të shfaqura në protestë duke bërë thirrje për tubime paqësore.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen