Protesta e opozitës/ Ambasada italiane thirrje qytetarëve: Shmangni grumbullimet

Protesta e opozitës/ Ambasada italiane thirrje qytetarëve: Shmangni grumbullimet

Ambasada italiane

Një ditë para protestës së opozitës të paralajmëruar për ditën e nesërme, ambasada italiane i ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të shmangin grumbillimet dhe të ndjekin përditësimet.

Në njoftimin për shtyp për qytetarët italianë, Ambasada italiane bën të ditur se “do të zhvillohet një manifestim politik proteste në qendër të Tiranës, veçanërisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe përpara ndërtesës së Kryeministrisë duke filluar nga ora 11:00”.

“Rekomandohet mënjanimi i grumbullimeve dhe ndjekja e përditësimeve nëpërmjet organeve të medias dhe në përgjithësi përdorimi i kujdesit maksimal. Sinjalizohet gjithashtu që manifestimi mund të ndikojë në trafikun e rrugëve kryesore të hyrjes në qytet”, thekson Ambasada italiane.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Përse Wisconsin është thelbësor në garën presidenciale të vitit 2024?

Përse Wisconsin është thelbësor në garën presidenciale të vitit 2024?