Protesta kombëtare që ka paralajmëruar opozita për datën 7 tetor (e hënë), duke paralajmëruar edhe mosbindje civile, ka vënë në lëvizje edhe Policinë e Shtetit.

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, mësohet se nga drejtori në detyrë Sokol Bizhga, janë thirrur drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj dhe shefat e komisariateve.

Tematika e kësaj mbledhjeje, sipas gazetarit të Report TV, Sokol Dema, është për të diskutuar lidhur me protestën e opozitës, që është lajmëruar të hënën nga opozita. masat që do të merren dhe ruajtja e rendit dhe qetësisë.

PD dhe aleatët mblodhën dje në mesditë edhe Federatën e Opozitës në lidhje me nismat që do ndërmarrin dhe strategjinë e protestës, ku si shkak ka shërbyer dënimi me 1 vit burgim i ish-deputetit Ervin Salianji, për dosjen “Babalja”, me akuzën e kallëzimit të rremë.