Gjatë kohës kur mbahej protesta e opozitës, të pranishmit në perimetrin ku zhvillohej ajo, kanë hasur probleme me sinjalin e telefonisë celulare.
Sipas PD, AKEP ka urdhëruar nderprerjen e paligjshme te sinjalit te gjithe operatoreve te telefonise celulare ne te gjithe bulevardin, perfshire zonen e protestes dhe perreth Partise Demokratike.
Ndërkohë në deklaratën e AKEP kjo është kërkuar nga Policia e Shtetit si pjesë e masave të sigurisë për mbarëvajtjen e protestës gjatë ditës së sotme. Fikja e sinjalit do të zgjasë deri në orën 16:00 dhe do shtrihet në sheshet kryesore ku është menduar të mbahet protesta.
Lajmi kryesor: