Nënkryetari i Partisë Demokratike ka reaguar pas paralajmërimit që bëri ditën e sotme zv. kryeministri Erion Braçe lidhur me tubimin që opozita ka paralajmëruar të mbajë pasditen e sotme.
Braçe deklaroi se nuk i kujton burgun askujt, por dhunuesve ligjin, duke nënkuptuar se nëse do ketë akte dhune në protestën e sotme, përgjegjësit do të përballen me ligjin. Nga ana tjetër Paloka thotë se Braçe ishte altoparlanti i pare i Edi Ramës, qe e beri mushkonje Myzeqeje avionin e drogës ne Divjake.
"Kur degjoj Erion Braçen qe flet me pasion per ligjin, kujtohem qe nuk hapi asnjehere gojen per koleget trafikante droge, vrases, perdhunues dhe me vjen te qesh.
Kur Braçe ben si i virgjer me ligjin, kujtohem qe ishte altoparlanti i pare i Edi Rames, qe e beri mushkonje Myzeqeje avionin e droges ne Divjake.
Kur Braçe ve doren ne zemer per ligjin, kujtohem qe ky ka miratuar koncesionet e klienteve te Edi Rames.
Por me shume argetohem, kur sherbetori i Bandes se Lushnjes, na flet per burgun.
Erionet dhe braçet e Edi Rames duhet ta kene te qarte se koha kur bandat e tyre vendosnin se kush i fiton zgjedhjet, ka marre fund!
Kushdo qe del kunder vullnetit plebishitar per zgjedhje te lira e te ndershme, pa lodrat e krimit ne qeveri, do te mbaje pergjegjesi personale! I vetmi lehtesim qe mund t’i bejme Braçes eshte qe ta vendosim ne qeline fqinje me Enver Dondollakun dhe Aldo Baren", shkruan Paloka.
Foto e postuar nga Edi Paloka
Zv. kryeministri Erion Braçe i kthen përgjgje akuzave të nënkryetarit të PD Edi Paloka e cili e quante si shërbëtorin e bandës së Lushnjes.
Braçe thotë se kur Paloka flet për bandat si një prej bandave dhe si një njeri i krimit.
"Nje pergjigje ne 7 pjese per Edin dhe cdo paloke qe rri e i del per zot krimit te tij e jo vetem, dhunes djegies dhe vrasesve te njerezve te pafajshem!
Po ta perseris; Ligji i njejte e i barabarte per mua e per ty!
Une nuk kam frike prej tij! Ti pse i ke shpallur lufte ligjit? Cfare te tmerrin kur je kaq trim?
1.Kur Paloka flet per bandat, pa me te voglin diskutim flet si njeri prej bandave!
Une pjese e bandes se Lushnjes e vendosja zgjedhjet me ta?
Po ku Paloke?
Ne Berat me siguri! Se koha per te cilen po flet me ka zene ne Berat! Aty ku zgjedhjet i keni bere ju, e i fitoja une perhere!
2.Kur Paloka flet per koleget e mi te lidhur me krimin, padiskutim flet si njeri prej bandes se krimit!
Se historia eshte e gjate, nuk nisi sot!
“Koleget e mi” Paloke ishin ortaket e tu kudo, nga Lezha ne Shkoder, ne zgjedhje e pune te tjera qe ti i beje me zell te madh!
3.Kur Paloka flet avionet e droges, perseri pa me te voglin diskutim flet si njeri nga banda e droges!
Paloke, ta kam thene ty e jo vetem; Asnje nga ajo bande nuk ishte nga Divjaka! Nga krutani tek Polici ne krye, ishin banda juaj! Me perjashtim te policit, te tjeret i ke ne burg!
4.Kur Paloka flet per koncesionet, e ben hem si i pakenaquri te cilit si dhane gje, hem si i padituri qe sdi asgje!
Por ka nje detaj; Une kurre skam votuar nje koncesion apo privatizim qe grabit, zero!
Kunder ka qene vota ime! A e di sa ke votuar ti? Pafund! Diference karakteri!
5.Kur Paloka me tregon burgun, padiskutim qe qesh me ze e me lot! Paloke!
Se kam shkelur kurre ligjin ne jeten time, kurre; As me pistolete ne brez duke hedhur lapsin, as me bandite ne makine e tavoline, as me benzine e zjarr!
Tregoja kujt tjeter burgun Paloke, tek une sarrin dot!
6.E fundit, Paloke, ti mua te me gjesh qeli?! Ha ha ha ha ha ha ha! Po per cfare? Pse te gjej ty ne tavoline me kriminele nga me te ndyret qe ka ky vend?
Nuk hy une ne burg ne kete rast Paloke! Harroje! Do hysh ti! Dhe kur e meson ate rruge, e perserit pa fund, kur ligjin shkel!
7.E fundit fare Paloke; Kurre, po kurre nuk do pija deri ne tapezim, per ti dale ne mbrojtje vrasesve te njerezve te pafaj! Ti e ben! Per miq se kam zakon te flase-ti i perflet dhe ata, por per vrases me pushtet e bej cdo here! Diference e thelle karakteri perseri!", shkruan Braçe.
mire ke thuqo ai mut qe se hapi gojen.i virgjer si thua ti.kurse ti qe e ke hapur gojen per bemat e partive tuaja pd lsi sale berisha na u cvirgjerove dmth je me i mire? te ka perdhunuar doktori thuqo se je edhe si rrumbullak ti .e ke nga halli normal gjynaf skeni lek dhe te hani ju te gjithe fukarenj te vini te merrni dhe ca miljona te tjera se ne hame barr e di ti
PërgjigjuO thuthuthu a ke ngron thup o edi paloqe apo tasin akoma sta kan mush o thuthuqi ed paloqja.
Përgjigju