Protesta e opozitës/ Rama: Përdorin kufomat për të ngritur njerëzit kundër shtetit dhe për t'i bërë shërbimin 'atyre të rublave'

 

Në Kolonja, Kryeministri Edi Rama komentoi protestat e opozitës, të cilat janë paralajmëruar për në 12 nëntor. Rama u shpreh se përdorin kufomat për të ngritur njerëzit kundër vetës dhe kundër shtetit.

“Si mundet ky vend të vërë në diskutim një zgjedhje midis dikujt që nuk ka lënë të keqe pa i bërë këtij vendi, që është fatkeqësisht pjellë e këtij vendi dhe miqve tanë më të mëdhenj që thonë se me këtë lloj personazhi ne nuk duam të kemi të bëjmë, sepse është i korruptuar dhe i inkriminuar. Ca duhet më shumë? Si mund të mos mjaftojnë këto gjera që kanë ndodhur dhe që vazhdojnë të ndodhin për tu distancuar përfundimisht jo thjesht një person por nga një grup personash, që fytyrën kanë prej njeriu, por në vend të gjuhës kanë bisht. Njerëz me bisht në vend të gjuhës, që janë gati të kafshojnë përditë deri në kufoma nga mëngjesi në darkë, përpara kamerave.

Për çfarë shqyhet një kufomë, duke i thënë që e vrau policia dhe shteti, për ti ngritur njerëzit kundër shtetit dhe për ti nxitur njerëzit kundër vetevetës, për të bërë përmes kufomash shërbimin e atyre të rublave”, u shpreh kryeministri.


Lajmi kryesor:

Protesta e opozitës/ Rama nga Kolonja: Përdorin kufomat për të ngritur njerëzit kundër shtetit dhe për t'i bërë shërbimin 'atyre të rublave'


B.K./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano