Protesta e opozitës/ Rama nga Kolonja: Përdorin kufomat për të ngritur njerëzit kundër shtetit dhe për t'i bërë shërbimin 'atyre të rublave'

ERSEKË- Në Kolonjë, kryeministri Edi Rama komentoi protestat e opozitës, të cilat janë paralajmëruar për në 12 nëntor. Rama u shpreh se përdorin kufomat për të ngritur njerëzit kundër shtetit me qëllim që t’i vijnë atyre në mbrojtje, referuar dyshe Berisha-Meta. Ai u ndal edhe te akuzat e bëra për vdekjen e Lear Kurtit ku sipas opozitës e vrau policia.

'Si mund të mos mjaftojnë këto gjera që kanë ndodhur dhe që vazhdojnë të ndodhin për tu distancuar përfundimisht jo thjesht një person por nga një grup personash, që fytyrën kanë prej njeriu, por në vend të gjuhës kanë bisht. Njerëz me bisht në vend të gjuhës, që janë gati të kafshojnë përditë deri në kufoma nga mëngjesi në darkë, përpara kamerave. Për çfarë shqyhet një kufomë, duke i thënë që e vrau policia dhe shteti, për ti ngritur njerëzit kundër shtetit dhe për ti nxitur njerëzit kundër vetevetës, për të bërë përmes kufomash shërbimin e atyre të rublave',- u shpreh kryeministri.

Ai zgjodhi që të sillte shifra duke thënë se Shqipëria ka numrin më të ulët të vrasjeve në 32 vjet.

'Shqipëria vërtet ka vrasje, por sot Shqipëria e këtij viti ka numrin më të ulët të vrasjeve në 32 vjet. në këto vite, mesatarja e vrasjeve është sa gjysma e vrasjeve të viteve të fundit para se sa ne të merrnim detyrën. Unë e kuptoj shumë mirë që e keqja harrohet shpejt, e mira s’ka fund. Ne kemi shumë për të bërë sepse i kemi rritur mundësitë, kemi rritur ekonominë dhe pagat, por dhe të tjerët rriten nuk rrinë në vend', tha Rama.

Rama i dha edhe një herë përgjigje akuzave se politikat e qeverisë po largojnë të rinjtë nga vendi. Kundër-shembull për këtë, sipas Ramës, janë të rinjtë që zgjedhin të kthehen në fshat për të investuar, ashtu sikurse tha ai, ka ndodhur edhe në rrethinat e Ersekës.

Në kuadër të bashkëbisedimit me qytetarët në qytete e vendit, kreu i qeverisë është ndalur ditën e sotme në qarkun e Korçës, ku ka zhvilluar disa takime.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:55
Protesta e opozitës/ Rama: Përdorin kufomat për të ngritur njerëzit kundër shtetit dhe për t'i bërë shërbimin 'atyre të rublave'

 

Në Kolonja, Kryeministri Edi Rama komentoi protestat e opozitës, të cilat janë paralajmëruar për në 12 nëntor. Rama u shpreh se përdorin kufomat për të ngritur njerëzit kundër vetës dhe kundër shtetit.

“Si mundet ky vend të vërë në diskutim një zgjedhje midis dikujt që nuk ka lënë të keqe pa i bërë këtij vendi, që është fatkeqësisht pjellë e këtij vendi dhe miqve tanë më të mëdhenj që thonë se me këtë lloj personazhi ne nuk duam të kemi të bëjmë, sepse është i korruptuar dhe i inkriminuar. Ca duhet më shumë? Si mund të mos mjaftojnë këto gjera që kanë ndodhur dhe që vazhdojnë të ndodhin për tu distancuar përfundimisht jo thjesht një person por nga një grup personash, që fytyrën kanë prej njeriu, por në vend të gjuhës kanë bisht. Njerëz me bisht në vend të gjuhës, që janë gati të kafshojnë përditë deri në kufoma nga mëngjesi në darkë, përpara kamerave.

Për çfarë shqyhet një kufomë, duke i thënë që e vrau policia dhe shteti, për ti ngritur njerëzit kundër shtetit dhe për ti nxitur njerëzit kundër vetevetës, për të bërë përmes kufomash shërbimin e atyre të rublave”, u shpreh kryeministri.

Ora 17:25
Rama me të rinjtë në Ersekë: Varianti ik se këtu s’ke mundësi është psikozë! E vetmja rrugë është puna, s’ka formulë magjike

 

Emigrimi ishte një nga tematikat që diskutoi kryeministri Edi Rama me këshillin bashkiak rinor dhe të rinjtë e vetëpunësuar në agroturizëm dhe turizëm në Ersekë. Kryeministri u ndal tek ikja e të rinjve, ndërsa vuri theksin se sot jemi një vend me liri lëvizje dhe të rinjtë mund të provojnë eksperienca të reja, por kurrsesi të jenë me idenë se këtu nuk ka asnjë mundësi. Kreu i qeverisë nënvizoi se vetëm rruga e punës është rruga e vetme, nuk ka asnjë formulë magjike. Sipas Ramës varianti ‘ik se këtu nuk ke mundësi’ është i pavërtetë dhe është psikozë. Rama u shpreh se nëse investon në shtëpitë e të parëve në fshat dhe krijon bujtina ose sipërmarrje për bimë medicinale arrin të fitosh më shumë se në çdo vend të Europës dhe njëkohësisht shijon edhe pamjet që të ofron ky vend.

‘E thash që të nisesh dhe të shkosh diku për të kërkuar më shumë për të kërkuar tani është gjëja më e natyrshme. Jemi një vend me liri lëvizje, bota është bërë gjithnjë e më e vogël. Ka zona të Europës që përjetojnë ikje, mjafton të shikosh jugun e Italisë, fshatra të Spanjës, Portugalisë. Para se të vinim këtu ishim me një shtëpi tradicionale në Rehovë dhe aty ishte një zonjë që kishte qenë drejtore banke në Tiranë. Bashkë me të shoqin kishte vendosur që të vinte këtu dhe kishin rindërtuar shtëpinë e tyre duke e kthyer ne bujtinë. Kjo zonë pa e pasur distancën të shkurtuar më Korçën, ka 20 mijë vizitorë të huaj apo vendas që kanë fjetur këtu. Deri para disa vitesh këtu nuk kishte shans të ofrohej njëri për të vizituar.  Bujtina është punë. Të mbledhësh bimë medicinale është punë.

Pagat janë më të larta në disa vende të BE-së, por shpenzimet më të mëdha. Ajo që të mbetet nuk mund të të japë kur ndër vite atë që të jep kjo pamje këtu. Rruga e vetme është rruga e punës, nuk ka një formulë magjike. Po të kishte mundësi që të bëheshim si BE kaq shpejt do të ishin bërë të tjerët. Edhe brenda BE nivelet janë të ndryshme. Ecin ata ecim ne, por ecin edhe ata që janë të parët atje. E vetmja rrugë është puna, mundi dhe durimi. Nuk ka tjetër.

Sot një njeri në moshën tuaj nëse ka vullnetin dhe dëshirën për të hyrë në botën e teknologjisë mund ta bëjë nga këtu. Duke mësuar gjuhën e teknologjisë për një treg që është kudo. Mund të punësohesh në Europë, Australi duke qenë këtu. Varianti ik se këtu nuk ke mundësi është i pavërtetë dhe është psikozë. Midis një pune të zakonshme jashtë dhe një investimi këtu, flasim për investime të mundura. Nuk do u sugjeroja kurrë që në këtë moshë të iknit. Unë kam qenë emigrant dhe e di shumë mirë çfarë flas, dhe nuk më ka dalë keq dhe nuk mund t’i them askujt mos ik. Por mos ikni kurrë me kotrabandistë dhe rrugë ilegale. Kurrë me idenë se këtu nuk ka asnjë mundësi.’- tha Rama.

Në kuadër të bashkëbisedimit me qytetarët në qytete e vendit, kreu i qeverisë është ndalur ditën e sotme në qarkun e Korçës, ku ka zhvilluar disa takime.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni: 01/11/2022 09:16

    jo vetem agroturizem,,duhen hapur dhe fabrika te tjera,,fabrika lengjesh ne korce,,sapuni. se po na vjen sapuni nga turqia,,salce,,komposto-receli,,konservash peshku,,cigaresh,,tekstili per te prodhuar terital -dok--kadife...etj,,fabrike veshjesh dimri,,,fabrika mekanike,,,fabrike qelqi,,,fabrike lodrash,,fabrike niseshteje,,alkooli,,,i kemi patur dikur keto,,

    Përgjigju
  • surrati: 31/10/2022 19:40

    kta an legena ca sbon per pushtet

    Përgjigju
  • Ani: 31/10/2022 19:33

    Se kpt si mund ti shkosh perseri mbrapa ketyre kriminelave per protesta

    Përgjigju
  • Goni: 31/10/2022 17:08

    Mbeshtetja ndaj te rinjve ka qene gjithmone shume e madhe

    Përgjigju
  • Toni: 31/10/2022 17:07

    Rama jep keshilla shume te mira

    Përgjigju
  • Vabsj: 31/10/2022 17:06

    Te llafose psikopati per psikoze eshte si gamori te bashkbisedoje per zgjuarsi. Kete mandat kemi te bejme me deluzionet kryeministrore se i ka hike petlla ktij. O zot cfare mundesie jep ky. Hap nje bujtine dhe rri aty. 3 muaj ne vit punohet me bujtine dhe kalo pjesen tjeter duke paguar taksat e ketij hajduti. Edhe ato turiste qe vijne mer derr, duhet te merren me krimin tend, ekonomine mafjoze qe ke ndertuar, infrastrukturen joegzistuese qe keni 30 vjet qe e zdromsni, shabllonin kopjac te njeri tjetrit dhe mungesen e profesionalizmit ne biznes. Ti do thuash se cfare duhet te beje njeriu? Pse nuk ik nga kryemistria? Ke 12 vjet qe vret endrra Shqiptaresh dhe qe shkaterron sipermarrjen e lire ne vend, si te ishe nje derr i cmendur!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Fier/ 18- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku

Fier/ 18- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku