Protesta e opozitës e cila do të zhvillohet në Tiranë të premten e 17 prillit ka shtyrë me 24 orë derbin mes Dinamos dhe Tiranës në Superligën e futbollit. E programuar fillimisht për të premten, sfida Dinamo - Tirana do të luhet të shtunën në orën 19:00 në 'Air Albania'. Ndërkohë, dueli Egnatia - Flamurtari i cili ishte programuar fillimisht për të shtunën në orën 19:00, do të luhet po të shtunën, por në orën 16:00.

"Në bazë të kërkesës së ardhur nga Policia e Shtetit, në lidhje me zhvillimin e protestës së opozitës më datë 17 prill, për arsye sigurie janë vendosur ndryshimet si më poshtë:

Egnatia - Flamurtari, do të luhet ditën e shtunën në orën 16:00.

Dinamo  - Tirana, do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 19:00", bën me dije FSHF-ja.

Kalendari i plotë i javës së 32-të:

FK Vora - Vllaznia, 18.04.2026, ora 16:00, Stadiumi “KF Vora”
Egnatia - Flamurtari, 18.04.2026, ora 16:00, Stadiumi “Arena Egnatia”
Teuta - AF Elbasani, 18.04.2026, ora 19:00, Stadiumi “Niko Dovana”
Dinamo - Tirana, 18.04.2026, ora 19:00, Stadiumi “Air Albania”
Partizani - Bylis, 19.04.2026, ora 19:00, Stadiumi “Arena e Demave”

Renditja: