Nga e hëna e 13 majit, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Shtetit do të ndërhyjnë në rrugët kombëtare në një aksion masiv për të liruar hapësirat e zaptuara, kryesisht në anë të rrugëve.
Ky aksion, i cili do të nisë në akset Tiranë-Durrës dhe Durrës-Rrogozhinë, synon heqjen e çdo tabele reklame të paligjshme, vendeve ku depozitohen materiale apo edhe ndërtime pa leje, kryesisht kioska, apo mure rrethues, që pengojnë fushëpamjen dhe rrezikojnë sigurinë e shoferëve. Pas pastrimit, në një fazë të dytë, këto zona do të shndërrohen në korridore të gjelbra, me mbjellje pemësh dhe dekor urban
Këtë të premte, drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita, priti në një takim organizativ kreun e ARSH-së, Ami Kozeli.
Prej kohësh bizneset janë njoftuar t’i heqin vetë materialet e paligjshme dhe me ndërhyrjen, pritet të ketë masa nga gjobë deri në ndjekje penale.
Komente









Mè duket nje inisiative boshe..... njëlloj sikur filloi aksioni per lirimin e hapsirave publike!!!!! E panè tè gjithë se si vijoi. Vetem fjala "aksion", tè lën nje shije jo të mirë se si bëhen punët në këtë atdheun tonë të sternëpërkëmbur! Aksione bente dhe ajo koha e shkuar....por bente pune te cilat kishin nuk ishin bërë asnjëherë si psh: u benë hekurudha, rrugè, tunele, taraca, ura,,, etj etj.
PërgjigjuNga e thëna në të bërë është larg një detë i tërë.
PërgjigjuBeni nje plan serioz per menaxhimin e plehrave por edhe te mbetjeve inerte.Eshte turp qe nje vend qe rron nga turizmi ka male me plehra e mbetje inerte ne cdo rruge. Filloni pastrimin dhe sistemin e gjobave per ate qe ndotin. Vini kamera dhe monitoroni ambientin.
PërgjigjuHiqni makinat qe parkohen kot me kot dhe zen pothuaj gjysmen e rrugeve,edhe bidonat qe vendosin budallenjt dhe thon e kam un.
Përgjigju