Kundër pr/buxheti 2025, dështon protesta e PD-së para Kuvendit! Zgjati më pak se 2 orë, Berisha kishte bërë thirrje të vazhdonte deri kur të bëhej votimi

Tiranë- Ka dështuar protesta e Partisë Demokratike e thirrur për të kundërshtuar pr/buxhetin e vitit 2025. E thirrur për të zgjatur aq sa të zgjasnin diskutimet në seancën e kuvendit, protesta nuk ka mundur të rezistojë më pak se 2 orë.

Tubimi i nisur rreth orës 17:30 minuta u mbyll në orën 19:00. Pensionistët, nuk iu përgjigjën thirrjes së Sali Berishës për të kundërshtuar pr/buxhetin para parlamentit, thirrje që e bëri edhe dje përmes një videokonference për median.

Në protestë u vu re një pjesëmarrje e ulët. Militantët u grumbulluan para kuvendit, 40 minuta më vonë se ishte parashikuar të niste (ora 17:00) ndërsa të paktë ishin deputetët që iu bashkuan për pak minuta protetës. Madje në podiumin e ngritur nuk foli asnjë prej tyre, por vetëm disa prej pjesëmarrësve në protestë.

Protesta shkoi e qetë. U vunë re vetëm disa pankarta. Ndërsa përmes një monitori ndiqeshin fjalimet brenda në kuvend.

Policia nga ana e saj kishte forcuar masat e sigurisë para kuvendit duke krijuar perimetër sigurie. Efektivët ishin pajisur me të gjitha mjetet e duhura në raste protestash, si skafandrat dhe mburojat.

Për opozitën pr/buxheti 2025 nuk është për qytetarët por për ata që i quajnë 'oligarkë'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:30
Mbyllet pa nisur mirë protesta e opozitës para Parlamentit, pjesëmarrje e ulët! Më shumë gazetarë e kameramanë, sesa mbështetës

Ndërsa në Parlament vazhdon ende diskutimi mbi buxhetin e ri për vitin 2025, pak protestues që iu përgjigjën thirrjes së Partisë Demokratike për të protestuar përpara godinës e kanë përfunduar tashmë manifestimin e tyre.

Dhjetëra militantët e paktë të pranishëm u dorëzuan përballë shiut dhe braktisën sheshin shumë më herët nga sa pritej. Opozita mbajti një protestë para Parlamentit, ndërsa brenda institucionit ligjvënës po zhvillohen diskutimet maratonë për buxhetin 2025.

Por ajo që u vu re ishte pjesëmarrja tejet e ulët e mbështetësve të partisë Demokratike të Kuvendi.

Protesta ishte paralajmëruar në orën 17:00, por nisi një orë me vonesë, dhe për shkak të numrit të ulët, por ndoshta edhe kushteve të këqija atmosferike.

Ajo u mbyll para orës 20:00 dhe pa mbaruar diskutimet në Kuvend.

Madje dukej sikur në sheshin para Parlamentit kishte më shumë gazetarë, policet dhe kameramanë sesa protestues.

Ora 18:06
Protesta e PD-së jashtë parlamentit, mblidhen deputetët e parë

 

Jashtë parlamentit po mbahet një protestë nga PD dhe opozita. Ndërkohë janë bashkuar deputetët e parë opozitarë kësaj proteste. Në seancën plenare po diskutohet për projekt buxhetin e vitit 2025.

Më herët ka patur edhe debate lidhur me vrasjen tragjike të 14 vjeçarit ditën e djeshme nga një bashkëmoshatar me thikë.

PD e kishte lajmëruar më herët këtë protestë për të kundërshtuar projektin e buxhetit të propozuar nga mazhoranca. 

Ora 17:09
Protesta para parlamentit, nisin grumbullimet e para

 

Ka nisur grumbullimet e para të protestës së PD dhe opozitës përpara parlamentit të Shqipërisë pasditen e sotme. Ndërkohë në seancën plenare po disktuohet projekt buxheti i vitit 2025.

Kjo protestë u thirr një javë më parë nga PD-ja për të kundërshtuar projektin e mazhorancës për buxhetin e vitit 2025.

Gjatë ditës në seancë ka pasur debate lidhur me vdekjen tragjike të 14 vjeçarit ditën e djeshme pranë shkollës Fan Noli pasi u qëllua me thikë.

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • silvio: 20/11/2024 10:04

    Ku marin vesh këta shpellarët që mblidhen me urdhër të Sali non gratës nga buxheti...këta janë ushtarë qorra që i komandon non grata me telekomando nga ballkoni.

    Përgjigju
  • Linda: 19/11/2024 16:43

    Opozita sot prap do ushtroj dhune ate dhune qe e shofin femijet e ardhmja e Shqiperis! Ai trup gjykues qe i dha vulen kriminel Berishes te mos futet kurre me ne duert e gjykates dhe kriminelit e bandes se tij u duhen hequr te gjitha te drejtat partiake!!Boll pame dhune boll pame djegie boll me kata ordiner rrugesh!! Ta lene popullin te qete te clirojn rruget nga dhuna te largojn duart dhe djegiet nga institucionet te kthehet normaliteti i perditshem!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ministri i jashtëm turk takon kreun e HTS-së në Damask

Ministri i jashtëm turk takon kreun e HTS-së në Damask