Sërish protesta e opozitës së bashkuar ka marrë vëmendjen e medieve ndërkombëtare.  “Washington Post” shkruan se protestuesit kanë kërkuan largimin e qeverisë. “Mbështetësit e opozitës shqiptare mbajtën një protestë kundër qeverisë.

Mbështetës të opozitës së qendrës së djathtë, të udhëhequr nga Partia Demokratike, janë mbledhur këtë të shtunë para zyrës së kryeministrit socialist Edi Rama për të kërkuar dorëheqjen e tij". Ndërkohë në artikull thuhet se opozita, ligjvënësit e të cilës hoqën dorë nga mandatet e tyre në parlament, refuzon të dialogojë me Edi Ramën, duke kërkuar një qeveri tranzitore për të përgatitur zgjedhje të parakohshme.

“Tubimet e fundit janë kthyer në dhunë, teksa policia ka përdorur gazin lotsjellës. Shqipëria shpreson të marrë miratimin e BE në qershor për nisjen e negociatave për anëtarësim” shkruan “Washington Post”.

Zëri i Amerikës ka transmetuar ‘Live’ protestën e opozitës së bashkuar, duke përcjellë edhe tensionimin  e situatës. Po ashtu dhe Deutsche Welle, ka transmeton protestën e opozitës, dike shkruar: Protesta në Tiranë: Opozita po zhvillon një marshim duke rrethuar simbolikisht institucionet. Ajo kërkon qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër.