Protesta e PD, ​Malltezi: Nuk ia
kërkojmë Metës qeverinë teknike

Protesta e PD, ​Malltezi: Nuk ia<br />kërkojmë Metës qeverinë teknike
TIRANE-Pas refuzimit nga Ilir Meta të kërkesës së PD për qeveri teknike, dhëndri i ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi në një intervistë për Report Tv deklaroi se nuk ia kërkojnë kreut të LSI një gjë të tillë, por popullit shqiptar pas krizës dhe varfërisë.
 
Gjithashtu ai u shpreh se alarmi i OSBE për qarkullimin e 2 mld eurove para të pista është një arsye më shumë se me këtë qeveri nuk shkohet në zgjedhje.
 
Nisur nga kritikat e pak ditëve më parë për organizimin e protestës, Malltezi u shpreh per Report Tv se kjo nuk lidhet me ambiciet për të drejtuar PD.

Çfarë do të ndodhë më tej?
Opozita po bën një protestë model dhe të qytetëruar. Parlamenti i Shqipërisë tani do të zhvendoset këtu. Protesta e Zharrzës, por edhe problemet e tjera si betoni që po hidhet në Durrës.
 
Europianët thonë se votimi elektronik është i pamundur...

BE njohu dhe përgëzoi PD për protestën e civilizuar. Pavarësisht pamundësive, nëse ka vullnet ka rrugëzgjidhje, është qeveria teknike. Nëse qeveria se garanton votimin elektronik të bëhet qeveria teknike.
 
OSBE tha dje që kemi 2 mld para të pista që qarkullojnë nga droga. Edhe BBC tha që paratë nga droga janë 5 mld dollarë, sa është edhe buxheti i vendit.
 
Zgjedhje me këtë qeveri nuk ka, ka dhënë prova si në ato lokale, por edhe së fundmi në Dibër ka ndërhyrë për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve.
 
E shikoni të pamundur teknologjinë në zgjedhje?
Kemi kërkuar që para një viti që të merreshin në konsideratë kërkesa për votim elektronik.
 
Në Dibër shteti u bë pjesë e krimit duke manipuluar dhe blerë duke u futur në trafik ndërkombëtar droge.
 
Meta tha që qeveria teknike nuk ka arsye, i mbylli derën PD?
Kërkesa jonë nuk zhvillohet ndaj Ramës apo Metës, por ndaj qytetarëve, rrugët tona janë ndarë, jemi në një situatë më të keqe se Escobari, pasi nuk ka trafikuar 5-10 ton drogë në ditë, po imagjinoni ato që nuk kapen.
 
Të gjithë drejtorët e policisë janë nga Tepelena dhe vetëm vjedhin, janë bërë me dhjetëra raporte.
 
Në Itali kapet kamioni me 10 ton drogë, duhen mijëra hektarë drogë, kapanone dhe një infrastrukturë totale dhe garancia e policisë që do leje.
 
Opozita e vendosur në kauzën e saj?
Të gjithë qytetarët po bashkohen se me këtë qeveri nuk ka zgjedhje të lira. Kanë tre javë banorët e Zharrëzit dhe nuk kanë asnjë përgjigje, në Durrës po shkatërrohet historia mijëra vjeçare.
 
Nëse qeveria mendon se ka numrat le të rrijë me Prengat dhe Ndokat.
 
Zëri i Malltezit, linjë alternative me Bashën pas kritikave të fundit për organizimin dhe këngët në çadër?
Më vjen keq, kjo ka të bëjë me elementët pikantë, por nuk ka asgjë tjetër se bukuria e qëndresës në sallë, mua më pëlqen Bob Marley, dikujt dicka tjetër.
Të rinjtë e dëgjojnë një herë ato këngë, por jo gjithë ditën. Nëse ditën e parë kishim qëndresë, pastaj kemi forumet.
 
A lidhet kjo me ambicien tuaj për drejtimin e PD?
Jo, më vjen keq. Kam thënë që jam më i kënaqur me pjesëmarrjen se me organizimin, nuk më duket kritikë.

(dy.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?