TIRANE- Ambasada amerikane i bën apel qytetarëve të saj të bëjnë kujdes me protestën që PD ka planifikuar të zhvillojë sot në orën 14:00.
Në faqen e saj online në seksionin e mesazheve për sigurinë e qytetarëve amerikanë informohet se protesta megjithëse është parashikuar të jetë paqësore mund të kthehen në protestë ku ka konfrontime.
Ambasada i bën thirrje qytetarëve amerikanë të shmangin zonës ku do të zhvillohet protesta si dhe të bëjnë kujdes.
“PD ka thirrur në protest kundër qeverisë në orën 13:00 në sheshin “Skënderbej”. Protestuesit do të mblidhen në shesh dhe më pas do të marshojnë drejt bulevardit "Dëshmorët e Kombit" dhe sheshit "Nënë Tereza".
SHBA i kujton qytetarëve amerikanë që demonstrata dhe ngjarje të tjera të mëdha megjithëse janë parashikuar të jenë paqësore mund të kthehen në konfrontuese.
"Shmangni zonat e demonstratës dhe bëni kujdes. Demonstratat në qytet mund të nxisin grumbullime të tjera apo demonstrata në zona të tjera të qytetit apo të vendit. “- thuhet në njoftimin e ambasadës
Kjo është një praktikë që ambasada e SHBA-së e bën gjithmonë për shtetasit e saj në rastet kur parashikohet të ndodhin protesta, demonstrata apo mitingje.
Security Messages for U.S. Citizens
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com