Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar një video të kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi.

Në video shfaqet Monika  Kryemadhi në një nga takimet elektorale të LSI-së, para se të bëhej aleate me kreun e PD-së Lulzim Basha, duke e quajtur kreun e PD-së “Luli i vogël”, dhe duke e akuzuar se nënshtrohet nga kryeministri Edi Rama.

Gjithashtu, Balla u bën thirrje demokratëve të ndershëm që mos gënjehen. ”Demokratë të ndershëm, mos u gënjeni', shkruan Balla në postimin e tij në Instagram. Te shtunen e ardhshme opozita do te protestoje para Kryeministrise kunder qeverise.


Postimi i Taulant Balles