Protesta e PD, Basha: Nuk do ketë
dhunë, policia do vëzhgohet nga ajri

Protesta e PD, Basha: Nuk do ketë<br />dhunë, policia do vëzhgohet nga ajri
Nga çadra e ngritur pranë kryeministrisë, kryetari i PD Basha, gjatë një bashkëbisedimi me aleatët foli për protestën e nesërme që do zhvillohet në 5 akset nacionale rrugore që lidhen me kryeqytetin.

Kryedemokrati Basha u shpreh se nuk do ketë dhunë dhe ska për të pasur anjëherë dhunë.
 
“Jemi të vendosur për protestë paqësore, protestë madhështore por e vendosur dhe e pathyeshme në shërbim të çdo shqiptari e shqiptare të republikës së re. Nuk biem preh e provokimeve. Republika e vjetër nuk na lëkund nga qëndrimi jonë. Dhuna është tipar i dobësisë. Demokratë e socialistë do jenë me ne nesër”.
 
Basha gjithashtu paralajmëroi policinë, duke i përmendur ligjin në rast se do prekë protestuesit.
 
“Tani ligji kërkon që policia njoftohet dhe jo të japë leje. Shkresat e policisë të turpshme, thyen ligjin. Do vëzhgoheni e regjistroheni nga toka e ajri, do përballeni me forcën e plotë të ligjit, nëse guxoni të prekni qytetarët. E paprecedentë, keqpërdorimi politik që i bën policisë Edi Rama.”, tha Basha.
 
Nga ana tjetër kreu i PD-së akuzoi Ramën se në kohën kur ishte në opozitë PS ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve të saj. 
 
“Ju i digjnit gomat, thyenit shishe, ushtronit dhunë”, tha Basha ndër të tjera.
 
Gjithashtu ai vijoi me deklaratat për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe i quajti të pa mundura zgjedhjet me policinë që sipas tij është vënë në funksion të qeverisë.
 
“Nuk mund të ketë zgjedhje të lira me një polici të bërë zap nga pushteti, krimi e droga. Nesër bashkohemi midis orës 11 dhe 12 të gjithë bashkë, të rinj e të reja, artistë, sportistë, gazetarë do të jenë aty me ne. Demokratë e socialistë do të jenë atje me ne për kauzën kombëtare për zgjedhje të lira e të ndershme, ejani pa frikë, paqësisht por me vendosmëri. Hajdeni për të drejtat tuaja, për mirëqenien dhe një ekonomi më të fortë nesër” tha Basha.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Eridana Çano emërohet drejtoreshë e re e SASPAC

Eridana Çano emërohet drejtoreshë e re e SASPAC