Protesta e PD, Basha: Rama ik!
Bunkeri s'të shpëton nga revoltaVD/ Ngjiret Basha: Zëri i qytetarëve

Protesta e PD, Basha: Rama ik!<br />Bunkeri s'të shpëton nga revoltaVD/ Ngjiret Basha: Zëri i qytetarëve
TIRANE – Me pankarta në duar “Duam punë dhe dinjitet” dhe thirrjet jo rritjes së taksave,  jo rritjes së energjisë elektrike, jo shtetit policor , jo rritjes së tarifave për studentët, qytetarë të shumtë nga e gjithë Shqipëria të mbështetur edhe nga sindikatat i janë bashkuar protestës së Partisë Demokratike kundër qeverisë Rama-Meta.
 
Në protestën e pestë të opozitës në një vit qeverisës PS-LSI, simpatizantë, të ardhur nga të gjitha qytetet e vendit me fugonë dhe autobusë, u mblodhën sot në sheshin Skënderbej, ku marshuan deri përballë Kryeministrisë. 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ndjekur nga militantët e tij ka zgjedhur që rrugën nga selia blu ta bëjë në këmbë për tu bashkuar me pas përballë parlamentit me ish-liderin demokrat Sali berisha dhe deputet të tjerë. Më pas Basha e Berisha janë bërë pjesë e mitingut tek sheshi Skënderbej për të vijuar marshimin deri tek kryeministria. 
 
Në fjalën e tij, Kreu i PD, Lulzim Basha, akuzoi qeverinë shqiptare dhe konkretisht dyshen Rama-Meta, për gjendjen e rëndë ekonomike, që sipas tij po e çojnë gjithnjë e më tepër në kolaps shoqërinë shqiptare. Sipas Bashës, qeveria ka shkelur të gjitha premtimet e bëra me të cilat erdhi në pushtet dhe se nuk e dëgjon më zërin e qytetarit, por vetëm interesin personal të pushtetarëve. Fjala e plotë e Lulzim Bashës
 
Madje, referuar prezencës së kryeministrit në hapjen për herë të parë të bunkerit antibërthamor të ish-diktaturës komuniste, Kreu i demokratëve ka ironizuar duke u shprehur se kryeministri Rama është fshehur në bunkeret e diktaturës për të mos dëgjuar dhe shikuar sipas tij 200 mijë shqiptarët e mbledhur në protestë.

Dhe sipas Bashës, përballë një situate të tillë të rënduar ekonomike të qytetarëve shqiptarë, zgjidhja e vetme është rrëzimi i kësaj qeverie. Në këtë kontekst, Basha u shpreh se protestat e opozitës nuk do të ndalen deri sa qeveria të kthehet në realitet ose në rrëzimin e plotë të saj. 
 
“Kemi ardhur të mbrojmë të drejtat tona dhe ti kthejmë të mirën këtij vendi. Kemi ardhur, sepse nuk ka ardhur dhe nuk vjen më Edi Rama tek ju. Nuk i llogarit më qytetarët ky kryeministër. Sot është futur në bunkerin e Enver Hoxhës për të mos ju shikuar ju. Është futur aty se mendon se nuk ju dëgjon dot, se nuk e ndjen forcën e bashkimit të një populli të tërë. Është futur në bunkerin e izolimit kryeministri që mashtroi, por jemi këtu sot për t’i kujtuar turet e mashtrimit, dhe ta pyesim se pse nuk qeveris por do të sundosh. Opozita i ka bërë thirrje qeverisë të kthehet në realitet dhe të vendosë në interes të gjithëve jo të oborrtarëve të tyre. Vendi është në gropë dhe gropën e ka krijuar qeveria. Këta thonë zgjidhe ti o popull shtrëngoje rripin. Nuk bie populli, nuk dorëzohet qytetari, por rrëzohet qeveria. Në emër të 200 mijë shqiptarëve të mbledhur sot këtu ne nuk do të pranojmë këtë qeveri, por ne do të ju largojmë. Prandaj mos kini shpresë se do të ndalemi. Ne nuk do të pushojmë për të kërkuar liritë e qytetarëve. ” theksoi Basha

Protesta nisi rreth orës 12:00, dhe zgjati përr rreth 2 orë. Në protestë morën pjesë shumë eksponentë të Partisë Demokratike por Astrit Patozi dhe Ardian Kollozi kanë preferuar mos qëndrojnë krah Bashës por kanë zgjedhur të qëndrojnë në mes të bulevardit "Dëshmoret e Kombit". Pjesë e mitingut janë bërë edhe kryetar komunash dhe punonjës të bashkisë mes të cilëve kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor Florenc Hoxha dhe kreu i komunës së Lazaratit Dasho Aliko. 

Për mbarëvajtjen e saj rreth 3000 efektivë policie, mes të cilëve 4 repartë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, ishin vënë në gadishmëri. Po ashtu edhe një njësi speciale e Gardës së Republikës ishte e vendosur mbi tarracat e ndërtesave për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

basha

basha
njerzit

Basha: Rama mashtroi qytetarët, fshihet në bunkeret e diktaturës
Në fjalën e tij, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, tha se kryeministri Edi Rama i mashtroi qytetarët me premtimet e tij gjatë fushatës, e ndërsa tashmë nu i dëgjon më. Sipas Bashës, vendin e ka pllakosur fatkeqësia dhe ajo për shkak të asaj që ai e cilësoi si murtaja Rama-Meta.

Për kreun e PD, dyshja qeverisëse po e çon vendin drejt rrënimit ekonomik, dhe nuk po shohin problemet e qytetarëve, por vetëm të pushtëtarëve.
 
Madje sipas kreut të demokratëve, kryeministri flet për suksese imagjinare vetëm për të plotësuar dëshirat e tij për pushtet. Basha u shpreh se kryeministri Rama, ka frikë nga revolta popullore, dhe prandaj sipas tij është fshehur në bunkerin e ish-diktaturës komuniste.
 
“Pse nuk flet, pse nuk i dëgjon qytetarët, por i godet ata pas shpine. Pse nuk i dëgjon njerëzit se çfarë mendojnë, se me çfarë problemesh po përballen por mish për top për eksperimentet e tua në shëndetësi, rend dhe arsim. Kam ardhur pas një turi takimesh me shqiptarët. Kam udhëtuar përmes një dëshpërimi popullor të paprecedentë. Gra që qeveria ju ka shembur shtëpinë. Kam parë fëmijë që u janë dhunuar baballarët se nuk kishin me çfarë të paguanin e energjinë. Kanë ardhur kohë të vështirë, thuhet kur pllakos fatkeqësia, por sot kjo frazë thuhet ndryshe, ka ardhur Rama dhe Meta dhe murtaja e tyre, dhe kanë të drejtë. Premtuan qeveri punësimi por hapen vetëm burgjet. Premtuan rritjen e ekonomisë por rriten taksat, premtuan legalizime falas, por sollën fadromat, premtuan uljen e çmimit të energjisë por sollën rritje, premtuan rend, por sollën tritol.  Kjo nuk quhet qeveri, por fatkeqësi. Kurrë më parë një qeveri nuk e ka lënë vendin kaq të braktisur. Kurrë nuk ka ekzistuar një distancë kaq e madhe mes qeverisë dhe qytetarëve. Në emër të gjithë shqiptarëve, që ndajnë me ne shqetësimin e thellë, u drejtohem Edi Ramës nga kjo foltore, shqiptarët nuk i kanë harruar dhe nuk i harrojnë për asnjë çast se shqiptarët nuk mposhten me shtet policor. Mos u fshih nëpër bunkera të diktaturës, dhe sukseset e tua imagjinare janë për të plotësuar dëshirat e tua për të qeverisur si pasha. Mos luaj me bukën e fëmijëve dhe të ardhmen e tyre. Shqiptarët nuk i ngop dot me reklama qeveritare, por shqiptarët duan punë dhe dinjitet.” u shpreh Basha.
florenc hoxha
(Në foto: Florenc Hoxha, kreu i INUV në protestën e opozitës) FOTO
dasho aliko me logo
(Në foto: Dasho Aliko, kreu i komunës Lazarat në protesten e PD) FOTO

Basha: Rama-Meta dyshe oligarkësh, ose të kthehen në realitet ose do rrëzohen
Duke vijuar më tej, Basha tha se dyshja Rama-Meta, po qeverisin mbi bazën e një parimi, atë të oligarkisë. Kjo sipas tij vihet re edhe në buxhetin e vitit të ardhshëm, të cilin siç u shpreh Basha, sjell vetëm rritje të taksave dhe shpenzimeve të qeveritarëve dhe oborrtarëve të saj dhe nuk pasqyron realitetin ekonomik.
 
Dhe kjo është arsyeja sipas tij që edhe u miratua në Kuvend, siç nënvizoi Basha e kaluan buxhetin e vitit 2015 pa u konsultuar me asnjë kategori të shoqërisë.
 
Në këtë kontekst, sipas Bashës, gjendjen e rënduar ekonomike, e ka krijuar qeveria, ndërsa pasojat ia adreson qytetarit. Lidhur me të gjitha këto, Kryetari i opozitës, i bëri thirrje qeverisë që të rikthehet në realitet ose përndryshe do të rrëzohet.
 
"Partia Demokratike mbështet kërkesat e qytetarëve. Ato janë realiste për gjendjen e vendit. Rritja e taksave nuk është rruga e ngritjes. Rama dhe Meta nuk janë budallenj. Parimi i tyre është ai i oligarkisë. Këtë javë kaluam buxhetin e vitit 2015 pa asnjë konsultim, u përjashtua shoqëria, nuk u pyet askush. Kryeministri dhe kreu i Kuvendit rregulluan aferat në kurriz të popullit. Opozita i ka bërë thirrje qeverisë të kthehet në realitet dhe të vendosë në interes të gjithëve jo të oborrtarëve të tyre. vendi është në gropë dhe gropën e ka krijuar qeveria. Këta thonë zgjidhe ti o popull shtrëngoje rripin. Ndryshe do të ishim sot këtu nëse sakrificat e reja do të ndiznin ndonjë dritë në fund të tunelit. Rritja e taksave nuk është zgjedhur. Asnjë vend i botës nuk është ngritur me rritjen e taksave, dhe shpenzimeve qeveritare. Me këtë buxhet nuk ka vende pune për të rinjtë dhe të rejat. Nuk bie populli, nuk dorëzohet qytetari, por rrëzohet qeveria. Në emër të 200 mijë shqiptarëve  ne nuk do të pranojmë këtë qeveri, por ne do të ju largojmë. Prandaj mos kini shpresë se do të ndalemi. Ne nuk do të pushojmë për të kërkuar liritë e qytetarëve."tha Basha
protesta pd
protesta me logo
(Në foto: Protestuesit në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", Foto A.Çakshiri/Shqiptarja.com)
protesta pd
FOTO
 
Policia: E pavërtetë, askush nuk është penguar të marrë pjesë në protestë

Policia e Shtetit ka mohuar akuzat e ngritura nga kreu i Partisë Demokratike në Shkodër Ramiz Çobaj se po bllokohen simpatizantët demokratë për tu bërë pjesë e protestës së opozitës për shkak të mungesës së kartave të identitetit nga ana e tyre.

Përmes një komunikate për shtyp, policia e shtetit, thekson se një lajm i tillë nuk është aspakt i vërtetë, duke nënvizuar se nuk ka asnjë që qytetar që është penguar për të marrë pjesë në protestën e PD.

“Policia e Shtetit, sqaron opinionin publik se, lajmet e publikuara nё disa media mbi ndalimin nga policia tё qytetarёve pjesёmarrёs nё tubimin e organizuar nga subjekti PD, pёr mungesё tё dokumentacionit tё identitetit, nuk janё tё vërteta. Nga strukturat e Policisё sё Shtetit nё asnjë rast nuk ёshtё ndaluar apo penguar ndonjë qytetar, pёr tё marrё pjesё nё kёtё tubim, pёr kёtё shkak apo edhe pёr shkaqe tё tjera. Policia e Shtetit, garanton qytetarёt se janё marrё tё gjitha masat pёr tё siguruar mbarёvajtjen e tubimit.”

Shkodër, policia kthen simpatizantët pa dokumente identifikimi
Policia e qytetit të Shkodrës ka kthyer pas simpatizantët demokratë të cilët ishin pa karta identiteti për sigurinë e protestës në Tiranë. Por për kreun e Partisë Demokratike të Shkodrës, Ramiz Çobaj kjo situatë nuk është aspak normale dhe se sipas tij policia nuk duhet të ngrejë postblloqe kur opozita ka protestë.

Nisen 4 autobusë me simpatizantë nga Berati
Rreth 200 simpatizantë demokratë nga qyteti i Beratit janë nisur mëngjesin e sotëm për t’iu bashkuar protestës. Ata janë organizuar të nisen bashkarisht me autobusë.
 
12 autobusë nga Korça…militantët frikë për vendin e punës!
Rreth 12 autobusë me simpatizantë të Partisë Demokratike janë nisur mëngjesin e sotëm drejt kryeqytetit për t’iu bashkuar protestës së PD-së. Dhjetëra simpatizantë janë mbledhur në orën 06:00 të mëngjesit të kësaj të shtune në pika të ndryshme të qarkut të Korçës ndërsa më pas janë nisur drejt kryeqytetit. Nga pamjet e filmuara nga kamera e A1 REPORT vihet re një pjesëmarrje e vakët, por drejtues të Partisë Demokratike pohojnë se janë gjithsej 12 autobusë, të cilët do nisen prej rajonit juglindor për të marrë pjesë në protestë. Jashtë kamerës simpatizantë të kësaj force politikë kërkojnë të mos publikohen në  media pasi kjo rrezikon seriozisht vendin e tyre të punës. Teksa shmangen ndaj kamerës mes debateve të tyre vihet re edhe mospjesëmarrja e shumë simpatizantëve të tjerë, të cilët gjatë komunikimit në telefon ne përfaqësues të degës së Partisë Demokratike thonë se pjesëmarrja në protestë do të rrezikonte vendin e punës ndaj nuk kanë preferuar t’i bashkohen kësaj proteste. 
 





Dibër, 1 mië militantë drejt Tiranës
Rreth 1 mijë simpatizantë të Partisë Demokratike janë nisur nga Dibra për t’iu bashkuar protestë. Shumica të organizuar bashkarish me autobusë, e shumë të tjerë me automjetet e tyre personale.
 
Vlorë, 200 simpatizantë të PD nisen për të protestë
Vlora duket se ka edhe numrin më të vogël të simpatizantëve që do t’i bashkohen protestës së demokratëve në Tiranës. 3 autobusë janë nisur këtë mëngjes nga qyteti bregdetar, me rreth 200 militantë të PD-së.

protesta e pd

1000 mijë protestues nga Kukësi, 1500 nga Lezha


 
Fier, nisen 8 autobusë…por edhe militantë me makinat e tyre
Nga qyteti i Fierit janë nisur 8 autobusë në drejtim të Tiranës, ndërsa sipas kreut të Partisë Demokratike Fier, Luan Baci shumë prej tyre janë nisur edhe me mjetet e tyre private.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar