Protesta e PD, Braçe: Ku është
Berisha ka gjithmonë dhunë

Protesta e PD, Braçe: Ku është<br />Berisha ka gjithmonë dhunë
TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste njëherësh Kreu i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe ka komentuar protestën e nesërme të Partisë Demokratike. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shprehet lidhur me raportimet se protesta mund të jetë e dhunshme se kjo nuk është çudi sipas tij.
 
Kjo pasi për Braçen aty ku është ish-Kryeministri Sali Berisha gjithnjë ëshët e pranishme edhe dhuna.
 
Më poshtë postimi i plotë në Facebook i Erjon Braçes:
“SHISH paska bërë zbulimin e ditës. Paska thënë se në protestën e nesërme të Sali Berishës, mund të ketë dhunë dhe njerëz të rrezikshëm!! Po patjetër, aty do jetë Sali Berisha. E dinë të gjithë që është një prej kriminelëve më të rrezikshëm në këtë vend. Ka vjedhur e ka vrarë i mbrojtur nga pushteti dhe me imunitetin e tij nuk është hetuar e gjykuar kurrë!! Është në gjak deri në fyt!! Nuk ka njeri më të rrezikshëm se ky!! Dhunë? Po pse qenka lajm i ri ky? Po gjithë fushata e tritolit në nivelin më të lartë, e konsumuar nga njerëz tipikisht të lidhur me Sali Berishën e për të cilën Sali Berisha akuzon si këllirë politike Qeverinë, çfarë është?; Dhunë barbare mbi një shoqëri të tërë!! Kështu që ska asgjë të re!!”

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Ilir Yzeir: Rri e rri e trazo hirin

Ilir Yzeir: Rri e rri e trazo hirin