Taulant Balla ka ngritur një pyetje në rrjetet sociale lidhur me personat që hodhën molotov në protestën e PD. Ai ka postuar videon kur ata fshihen pas makinës së Syri Tv duke e përdorur si ‘mburojë’ dhe shkruan:

“Mirë këtë fshehjen pas makinës së televizionit personal e kuptoj, po tre italianët e proceduar penalisht për molotovët kundër Policisë kush i solli?!”, thotë kreu i grupit parlamentar të PS.

Tre italianët u proceduan penalisht nga policia dhe kur u morën në pyetje, rrëfyen se janë rekrutuar nga përfaqësues të PD-së me një pagesë mujore fikse për të qenë pjesë e grupit të zjarrit, me një bonus nga 300-500 euro për çdo protestë, përfshirë edhe asistencë me avokat dhe garanci për të dalë nga burgu nëse kapen nga policia.

Grupi i Shkëlzen Berishës për rekrutimin e mercenarëve për sulme me molotov mësohet se përbëhet nga Klevis Balliu, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe krahu i krimit të organizuar pranë Familjes Berisha.

I gjithë operacioni për rekrutimin, pagesat, instruktimin, përgatitjen e lëndëve shpërthyese dhe asistencën ligjore për anëtarët e grupit të molotovit, financohet nga Shkëlzen Berisha me para të pista, përfshirë edhe mbledhjen e tarifave për një rreth biznesmenësh, të cilët kanë përfituar para dhe pasuri publike nga qeveria Rama.

Grupi i Shkëlzenit ka nisur të rekrutojë shtetas të huaj në njësinë e molotovit pas arrestimit të shumë anëtarëve gjatë protestave të kaluara dhe në kushtet kur gjykatat kanë nisur t’i lënë në burg të arrestuarit me molotov.