Protesta e PD, MPB: Numri i
mjeteve që erdhën nga rrethet

Protesta e PD, MPB: Numri i<br />mjeteve që erdhën nga rrethet
Pak orë pas përfundimit të protestës së opozitës, Ministria e Brendshme ka reaguar nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur numrin e automjeteve të ardhura në Tiranë si dhe nuk ka nguruar të falenderojë dhe qytetarët. 

Një njoftim shkruhet se rreth 60 autobusë, 80 mikrobus, rreth 700 autovetura kanë ardhur nga rrethet drejt kryeqytetit për tubimin e organizuar nga PD dhe partitë e saj aleate.
 
“Policia menaxhoi me shumë profesionalizëm dhe korrektesë të gjithë lëvizjen në akset rrugore dhe parkimin në Tiranë të rreth 60 autobusëve, 80 mikrobusëve/fugonave dhe rreth 700 autoveturave të ardhura për tubimin e organizuar nga PD dhe partitë e saj aleate nga të 12 qarqet e Shqipërisë, përfshirë këtu edhe nga njësitë administrative të Tiranës”, shkruhet një njoftim.
 
Ajo ka falenderuar qytetarët për organizimin e një proteste pa incidente dhe durimin e dëshmuar dhe mbështetjen e dhënë ndaj forcave të Policisë së Shtetit.

Ministria e Brendshme ka vlerësuar edhe mbështetjen nga ana e misioneve të asistencës ndërkombëtare, misioneve PAMECA V, ICITAP në hartimin e realizimin e masave policore për menaxhimin e tubimit si dhe mbështetjen nga partnerët ndërkombëtarë SHBA, BE dhe OSBE

"Ne vlerësojmë pozitivisht asistencën dhe mbështetjen e ofruar nga ana e misioneve të asistencës ndërkombëtare, misioneve PAMECA V, ICITAP etj. në hartimin e realizimin e masave policore për menaxhimin e tubimit. Dëshirojmë të vlerësojmë edhe mbështetjen e drejtpërdrejtë për menaxhimin e këtij procesi nga partnerët tanë dhe veçanërisht Ambasadën e SHBA-së, Delegacionin e BE-së dhe Prezencën e OSBE-së në Tiranë", shkruhet në njoftim. 

Çako SMS falenderues policëve
Burime nga Drejtoria e Pilicisë Tiranë thonë se çdo drejtuesi dhe punonjësi policie ,iu ka ardhur në celular në numrin e punës, një SMS falënderimi nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Në fund të protestës, kreu i Policisë ka falenderuar të gjithë drejtuesit dhe punonjësit e policisë së Tiranës, por edhe drejtuesit në qender e në bazë dhe atyre në qarqe.

Çako i ka falënderuar të gjithë punonjësit e policisë dhe drejtuesit që morën pjesë në zbatimin me korrektësi, qetësi dhe profesionalizëm të detyrave në planin e masave të menaxhimit të protestës së organizuar nga opozita këtë të shtunë.

SMS-ja
"Falenderim per te gjithe punonjesit e policise qe moren pjese ne zbatimin me korrektesi, qetesi dhe profesionalizem te detyrave ne planin e masave te menaxhimit te protestes se organizuar nga opozita me date 13.05.2017, 

Drejtori Pergjithshem I Policise se Shtetit, Drejtues Madhor Haki CAKO
". 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Meta në burg, ‘mobilizon’ partinë më 6 dhjetor në protestë para SPAK! Letër PL: Të ngrihemi kundër narkodrejtësisë

Meta në burg, ‘mobilizon’ partinë më 6 dhjetor në protestë para SPAK! Letër PL: Të ngrihemi kundër narkodrejtësisë