Protesta e opozitës para Kryeministrisë/ Braçe: Të bllokosh rrugët, njësoj si t’a kapësh Tiranën për hunde
Deputeti i PS Erion Braçe
‘Tortura ndaj Tiranës vijon’, kështu është shprehur deputeti i PS Erion Braçe teksa ka komentuar protestën e opozitës pasditen e sotme (8 shkurt) para Kryeministrisë .
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se bllokimi i rrugëve është njësoj 'si të kapësh Tiranën prej hunde'
‘Tortura ndaj Tiranës vijon! Të bllokosh një segment te bulevardit nga kthesa e Presidencës tek Ura e Madhe e Dajti prej orës 8.00 të mëngjesit, të bllokosh gjithë bulevardin nga Sheshi Nënë Tereza në Sheshin Skënderbej dhe pastaj te bllokosh kalimin në Unazë nga Rruga e Elbasanit e deri tek ura e Drejtorisë së policisë është t’a kapësh Tiranën për hunde, ti marrësh frymën dhe këtë t’a bësh për kaq pak njerëz që patjetër gëzojnë lirinë, të drejtën e privilegjin të kapin për fyti Tiranën për asgjë, kot, është e padrejtë’, shkruan ai.
Opozita protestoi sot (8 shkurt) për më shumë se 1 orë para kryeministrisë kundër qeverisë Rama. Në protestë mbajtën fjalime kryetari i PD-së, Sali Berisha, Fatmir Mediu, kreu i PR-së e Agron Duka kreu i PAA-së, po ashtu edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili iu drejtua protestës së opozitës me një mesazh zanor nga burgu duke shigjetuar drejtësinë e re dhe kreun e SPAK, Altin Dumani. Gjatë protestës, nga protestuesit u hodhën edhe kapsolla e tymuese drejt Kryeministrisë, ku si pasojë u lënduan edhe 3 policë.

S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
46.7%
-
Jo
42%
-
Nuk e di
11.2%
Vota total: 507
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Në PD nuk u bënë primare’, Çollaku në Report Tv: Ishin votë brenda partisë, duhej debat politik! Nëse marrim më pak se 18 mandate në Tiranë, do ishte dështim
17 Mars, 17:46
-
‘Thani kënetën me votë’/ Rama shpërndan videon e bufit duke ironizuar Berishën për protetstën e TikTok: Mbroni fëmijët
17 Mars, 17:12
-
Shkodër/ Banorët e Kullajve dhe Dragoçit protestë për rrugën: Punimet pa cilësi, s’kalojnë dy makina
17 Mars, 16:24
-
‘I shërben Berishës’, Lapaj i përgjigjet Dash Sulës: Nuk merrem me ferrat nëpër këmbë! Emri i babait? Na sulmojmë pse garojmë në listë të hapur
17 Mars, 15:42
-
FOTO-LAJM/ Aleatët 'madhështorë' të Berishës, Selami Jenishehri 'majë' biçikletës dhe me qese në kokë për t'u mbrojtur nga shiu, Kujtim Gjuzi në transport publik e kapele 'republike'
17 Mars, 14:43
-
Berisha e la në listat e hapura, Tabaku thirrje që të votohet dhe për të: Zgjidhje ndryshimi i sistemit, votoni PD dhe mua! Familjet shqiptare po vuajnë kostot ekonomike
17 Mars, 13:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Koalicioni i Berishës i pari në fletën e votimit, PS e Ramës e pesta, PSD e fundit! Hidhet shorti, ja si renditen subjektet e tjera
17 Mars, 13:21
-
Tiranë/ Shkrumboi dy makinat e xhaxhait pas sherrit të pronësisë, shpallet në kërkim 30-vjeçari! Nëna iu vra nga kunati më 2019, pretendon se s'i dhanë pjesën (EMRI)
17 Mars, 13:11
-
Tiranë/ Thyen masën e arrestit shtëpiak dhe plagos me thikë 37-vjeçarin pas sherrit, arrestohet i riu!
17 Mars, 12:38
-
12 kandidatë të PD me dosje në SPAK, disa protestuan sot poshtë zyrës së Dumanit
17 Mars, 11:48
-
Tiranë/ U kap me 2800 euro false, vihet në pranga, 20 vjeçari! Nis hetimi për të vëllain dhe mikun e tyre
17 Mars, 10:47
-
Afera Partizani/ Berisha në SPAK me kandidatët për deputetë dhe vijon sulmet: Amnistimi i krimit elektoral nga Dumani dhe SKAP-i i partisë është krim
17 Mars, 10:06
deklaro familjaret qe ke ne pune shtet perpara se ti flasesh shqiptareve
PërgjigjuPo kur vure ti dhe partia jote cadren ne bulevard ne 2011 apo harrove
Përgjigju