TIRANË - Policia e Tiranës ka bërë publik një sërë masash në lidhje me protestën e nesërme të opozitës, ku për afro 5 orë do të qëndrojnë të bllokuara një sërë akses rrugore.

Në akset që nuk lejohet parkimi duke filluar prej orës 10:00, përfshihen sheshi “Skënderbej”, Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshi “Nënë Tereza” bën me dije policia.

Ndërsa 1 orë më pas duke filluar nga ora 11:00 e deri në orën 16:00 do të ndalohet totalisht qarkullimi në sheshin “Skëndërbej”, Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sheshin “Nënë Tereza” si dhe Sheshin “Italia”.

A1Report ka mundur të mësojë se veç rrugëve të bllokuara, nesër do të ketë dhe një sërë masash të veçanta për sa i përket ruajtjes së sigurisë dhe rendit ku të përfshirë do të jenë efektivët e 6 komisariateve.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)