TIRANE - Policia e Tiranës ka njoftuar se nesër do të marrë masat e duhura për mbarëvajtjen e protestës së paralajmëruar nga opozita.

Kështu gjatë ditës së nesërme do të jenë të bllokuara rruga  “George W Bush”, segmenti nga rruga e Elbasanit deri te sheshi “Partizani i panjohur”, si dhe do të ndalohet parkimi i automjetevë në këtë rrugë nga ora 08:00 deri më 12:30
 
Komunikata e policisë
 
Në datë 19 mars 2015, përmes shkresave të mbërritura në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, subjekti politik Partia Demokratike ka kërkuar zhvillimin e një proteste në rrugën “George W. Bush”, pranë hyrjes së Kuvendit të Shqipërisë.
 
Policia e Tiranës do të marrë masat e duhura për zhvillimin normal të kësaj proteste.
 
Për këtë qëllim njoftohet se do të ketë bllokim të lëvizjes së mjeteve në rrugën “George Ë Bush”, segmenti nga rruga e Elbasanit deri te sheshi “Partizani i panjohur”
 
Gjithashtu do të ndalohet pjesërisht parkimi i automjeteve në rrugën e lartpërmendur, duke filluar nga ora 08:30 deri në orën 12:30 të datës 19 mars 2015.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)