Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e Partisë Demokratike duke bërë një paralelizëm me sulmet që po zhvillohen në Iran. Rama ka publikuar foto nga Irani i sulmuar nga SHBA dhe Izraeli dhe në tjetër foto është një kosh mbeturinash që i është vënë flaka nga protestuesit.
Ndërsa Shqipëria mbështet sulmet drejt Iranit për një botë të lirë, thotë Rama, opozita shqiptare, referuar PD-së, proteston kundër kryeqytetit, duke pasur parasysh aktet e dhunës me molotovë të hedhura nëpër rrugë e kosha.
“Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës”, shkruan Edi Rama.
Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës? pic.twitter.com/4IN4p8y84u
— Edi Rama (@ediramaal) February 28, 2026

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu ka reaguar në lidhje me protestën e PD.
"Të shkosh me molotovë në duar drejt godinës së Policisë së Shtetit nuk është një akt proteste, por një provokim i hapur dhe një dëshirë e ethshme për përshkallëzim, duke tentuar të delegjitimohet forca e ligjit përballë presionit të rrugës. Marshojnë si çlirimtarë në rrugët e kryeqytetit, ndërkohë që janë po ata vetë që shqiptarët i kanë lënë jashtë rrugës së politikës me votë.
Duke u fshehur pas bandës së molotovëve, ky Don Kishot që grindet me koshat e mbeturinave si me mullinjtë e erës, e ka kthyer partinë e parë pluraliste në një repart zjarrvënësish. Ky zjarr nuk djeg dot asnjë reformë dhe as të ardhmen europiane të Shqipërisë, por vetëm mbetjet e fundit të një opozite që nuk di më as kush është, as ku po shkon dhe as pse po bërtet", shkruan Koçiu.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestën e opozitës, duke vënë në pikëpyetje drejtimin që, sipas tij, ka marrë sot forca kryesore opozitare.
Përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, Balla shkruan: “Po si ka mundësi që Partia e cila lindi nga idealet e dhjetorit ’90, të përfundojë të ketë ideal djegien e kazanëve?!”
Sipas Ballës, aktet e djegies së objekteve në rrugë dhe përshkallëzimi i protestës nuk përfaqësojnë frymën e Dhjetorit 1990, periudhë nga e cila lindi Partia Demokratike e Shqipërisë.
Balla theksoi se pluralizmi politik në Shqipëri u ndërtua mbi parime demokratike dhe jo mbi forma dhune apo tensioni në rrugë.
Komente












Normale polizia i ndalon gjygjtaret partiamo i lerojne ,keshtu qe e din se nuk denohen prenda dhe sillen keshtu
PërgjigjuJane te njejtet qe policija i kape dhe SPAK i liron
PërgjigjuTe gjithe deputete e pd per muajin Mars mos te paguhen dhe me rrogen e tyre te blihen kazanet e plehrave qe po djegin.Degjoni me kujdes fjalimin e Sudes hajdutes Tabakut do ta kuptoni qe protesta eshte per te penguar ecurin e futjes se Shqiperis ne Evrop jane tradhetaret e Shqiperis jo opozita shqiptare!!
Përgjigju