Në fjalën e mbajtur në protestën e PD-së që po zhvillohet përpara kryeministrisë, sekretarja e Rinisë në Partinë e Lirisë, Anisa Ibraj, e vendosi theksin tek zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe mashtrimet në shifra të mëdha me tendera.

Ibraj e cilësoi sistemin e qeverisë si të kalbur ndërsa thotë se në spitale nuk ka mjekim për pacientët e sëmurë me kancer.

“Mesa duket tuneli i Llogarasë nuk paska pasur dritë në fund të tij, por hekura. për “Belen e pushtetin e kapur” që prej 12 vitesh po na shet zhvillim ndërsa realiteti eshte thjesht vjedhje.

Zv.kryeministrja e Shqipërisë është pezulluar nga detyra e saj, nga SPAK për korrupsion, dhe kjo është vetëm maja e ajsbergut të një sistemi të kalbur. Ndërkohë që numri dy i qeverisë mblidhte miliona, shqiptarët jetojne në varfëri të thellë.

Ndërkohë që ajo nuk ngopej me para, prindërit tanë ikën të lodhur, të zhgënjyer, duke kaluar kufijtë  për të na siguruar ne një shans të vogël për të ardhmen. Ndërkohë që qeveria vjedh miliona nga inceneratore inekzistent, spitalet tona nuk kanë ilaçe, onkologjiku pret mrekullinë dhe jo mbështetjen e shtetit. Sa familjare humben te dashurit e tyre nga keta hajdut qe nuk u ngopen kurre.

Dhe ndërkohë që Bela me shoke kërcenin nëpër famën e tallavasë së korrupsionit, të rinjtë tanë më të talentuar u detyruan të largoheshin, sepse ëndrrat e tyre ja u vodhen keta. Ne jemi sot këtu për bashkëmoshatarët tanë që rrezikuan jetën me gomone, që u nisën në errësirë me shpresë dhe shumë prej tyre nuk u kthyen më.

Jemi ketu per ata qe u futen ne burg per nje gardh pa leje, per ata qe u futen ne burg per dy tre fatuar dritash pa paguar, jemi ketu per ata qe u premtuan falje ne 2013 por nuk zgjati shume e kthyen Shqiperine ne ferr. Jemi këtu për gjyshërit tanë, brezin që ndërtoi këtë vend me mund, me djersë dhe sakrificë, por sot trajtohet me pensione qesharake, sikur kontributi i tyre të mos kishte vlerë.

Jemi këtu për prindërit tanë që lanë shtëpinë me dhimbje, me kokën kthyer pas dhe me zemrën e thyer, duke u larguar vetëm e vetëm që ne të mos na mungoj asgje. Jemi ketu per sistemin arsimor te deshtuar ku radhitemi te fundit ne rajon, me 60% te rinis analfabet. Tregon qarte dhe ne radhet e partise Socialiste ky sondazh.

Jemi ketu dhe per Martinin e sa te tjere si ai, qe nuk i mbrojti askush e fajtor jane ky sistem hajdutesh. Jemi ketu per familjen qe e kemi te shenjt e duan te na e prekin me ligje qe dalin kunder traditave tona. Tani ose çohemi, ose humbasim gjithçka.  Ky pushtet është në cep të greminës, dhe sot është momenti t’i japim shtytjen e fundit.

Për një vend ku nuk duhet të ikësh sa me shpejt te jete e mundur. Per nje Shqiperi me mundesi e te ardhme te sigurt. Sot jemi këtu sepse Shqiperia nuk është e vjedhësve, e te paprekshmëve, e atyre që e shohin Shqipërinë si pronë personale. Ky vend është i yni. Dhe vetëm ne te bashkuar mund ta ndryshojme rrjedhen e historis. Sot flasim, sot ngrihemi dhe sot tregojmë se Shqipëria ka ende zemër, dhe gjak shqiptar që nuk pranon të nëpërkëmbet nga keta qe ditet i kane te numeruara”, tha Ibraj.


Lajmi kryesor:

Berisha sërish vetëm me një grusht militantësh në protestën para Kryeministrisë: Rama e Balluku do ikin të tmerruar