Një ditë pas protestës së të hënës të organizuar nga Partia Demokratike në përpjekje për të bllokuar punimet për ndërtimin e këndit të lojrave tek parku i Liqenit Artificial, policia e Tiranës, arrestoi dy persona dhe shpalli në kërkim 6 persona të tjerë.
Ndërkaq ish-nënkryetari i Bashkisë Eno Bozdo, ish-deputeti i PD- së Ndriçim Babasi, si dhe dy persona të tjerë, përkatësisht Ergys Harkanaj dhe Suzana Dimushi janë shoqëruar nga policia në komisariatin nr.1.
Babasi ne nje prononcim per shqiptarja.com shprehet: "Nuk ishte shoqërim ishte paraqitje në komisariat asgjë të keqe këta bëjnë detyrën normalisht marrin urdhër nga shefat e tyre por të jeni të bindur jo ju si media por i gjithë opinionini shoqëror gjithë shqipëria që ne jemi të vendosur që këtë kauz tonën për prishjen dhe për mos ndërtimin e parkut tek liqeni do ta çojmë deri në fund protestuesit kanë bërë punën e tyre ne si politikë punën tonë dhe kjo do shkojë deri në fund"
Ata janë marrë në ndjekje penale nga policia me akuzat e “shkatërrimit të pronës", "Thirrjes publike për veprime të dhunshme", si dhe " Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".
Sipas policisë personat e shoqëruar janë marrë në pyetje lidhur me veprimet e dhunshme, ndaj objekteve të kompanive private të kontraktuara nga bashkia e Tiranës për ndërtimin e parkut.
Ndërkaq deputeti Babasi është pyetur për veprimet e dhunshme të personave, duke qenë se ai dhe Bozdo ishin edhe personat përgjegjës për mbarëvajtjen e protestës.
Ndërkaq Babasi shihet në pamjet e Report Tv, ndërsa godet qytetarin Geron Kosumi, i cili kërkoi turmës që të mos prishnin, objektet pemët, të cilat ishin pronë publike. Sipas policisë lidhur me këtë çështje, u arrestuan në flagrancë, Petrit Fejzullai, 48 vjeç, banues në Tiranë si dhe Hasan Molla, 50 vjeç, banues në Tiranë.
Ndërkaq policia tha se personat e tjerë, janë shpallur në kërkim po për të njëjtat akuza.
Konkretisht:
•G. Gj., 28 vjeç,
•N. B., 49 vjeç,
•F. D., 21 vjeç,
•S. Rr., 28 vjeç,
•Xh. D., 72 vjeç,
• I. H., 26 vjeç,
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO