Opozita protestë para Bashkisë së Tiranës, 30 minuta ‘revoltë’! Mungojnë molotovët, një grusht militantësh djegin goma! VIDEO me dron

TIRANË- Në tubimin e një grupi njerëzish të Sali Berishës, në arrest shtëpie për korrupsion, në lidhje me aferën “Partizani”, dhe të PL, mungoi gardhi metalik që i ndan nga kordoni i policisë, në një tubim që zgjati veç 30 minuta.

Edhe në këtë protestë ata kishin marrë me vete goma të vjetra, të cilave u është vënë flaka para bashkisë, aty ku kërkonin dorëheqjen e Erion Veliajt.

Pamjet me dron tregojnë pjesëmarrje minimaliste, e cila sa vjen e ulet javë pas jave. Ata pak njerëz nuk hodhën bomba molotovë, me të cilat në tubimet e javëve të shkuara jeta e policëve u rrezikua disa herë seriozisht.

Para turmës, aktori i njohur Mehdi Malkaj, foli për revoltën e tij kundër vjedhjeve dhe skandaleve me tenderët ku janë përfshirë zyrtarë të bashkisë së Tiranës.

“Po përse nuk del njeri për këto që të protestojë pasi ka gënjyer të tërë popullin mbarë."

Përfaqësuesi i PL, Tedi Blushi, tha se nuk ka drejtësi në këtë vend pa ndaluar dy kokat kryesore të krimit të organizuar, Edi Ramën e Erion Veliajn.

“Ndryshe kemi të bëjmë me një strukturë drejtësie të kapur nga Rama, aleate me të dhe Veliajn dhe partnerë të tyre në krim”, tha Blushi.

Ndërsa Belind Këlliçit iu rikthye edhe njëherë kohës kur kandidoi për Bashkinë e Tiranës.

“Përse kur qytetarët e pyesnin se çfarë do të bëhet me kopshtet, me çerdhet, me shkollat, me parqet, përgjigja e tij ishte: 100, 200 apo 500 euro për votë”, tha Këlliçi.

Pjesëmarrja e ulët në protestën para Bashkisë së Tiranës

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asolingo: 05/07/2024 14:39

    Edhe njehere ato qe kam lexuar ne libra per njerzit e lashte i pashe ne video.Ti Shqiperi me jep nder,me jep emrin shpellar, zemren ti ma gatove,plot me goma dhe zjarre. Rofshin njerzit e lashte.

    Përgjigju
  • renato: 05/07/2024 14:25

    NJË GRUP SHPELLARËSH.....

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 05/07/2024 13:32

    Po kta kriminel e horra qe protesojne skan zanat tjeter, kur ishin ne pushtet dhe ne dore kishin armet ne keto sheshe kishte te vrar,kur ishin ne pushtet dhe komandonin ushtrine i dergonin ne lazarat per ta ujitur hashashin,tash fale shqiptareve qe nuk i japin pushtetin me vote kallin goma e hedhin mollotov deri sa te digjen vet nje dite ose te perfundojne ne ballkone si xhelati kriminel komandanti i tyre sali berisha, kafshet nuk ndryshojne kurre edhe kur shtojne kile apo heqin si krriq magjupi,siq thot populli pa ta mos n'a lasht zoti por kurre ma shume mos u bafshi, sepse duke i patur keta kriminel shqiptaret dallojne kriminelet nga ata qe punojne, vetem duke kallur goma ju shkoft jeta e kur skeni goma o zot hangshi njani tjetrin.

    Përgjigju
  • Emigrante: 05/07/2024 12:30

    Te pakten digjni ndonje gje tjeter e jo goma makine qe jane kancerogjene o psikopater , me qe nuk rrini dot pa djegur . Talebane mbetet nuk beheni njerez ,kafshe

    Përgjigju
  • Shqiponja: 05/07/2024 12:21

    Hajde nivel hajde....mesjete. Djegin goma ne 36 grade. Pa merak se ai tymi i gomave do i shpetoje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë