Protesta e PD-së në Gjirokastër, Tritan Shehu: Reagimi popullor do të vazhdojë, qeveria e korruptuar duhet hedhur poshtë

Banorët demokratë të rretheve të Tepelenës, Përmetit dhe Gjirokastrës u mblodhën këtë të shtunë në hyrje të kësaj të fundit për të protestuar për gjendjen aktuale të qarkut. Krahas këtyre banorëve, u has prezenca e deputetit demokrat Tritan Shehu si edhe drejtuesve lokalë, sikurse të ish-kryetarit të komunës së Lazaratit Dashamir Aliko.

Tritan Shehu u shpreh për Report Tv se protesta pritej të ndodhte dhe se ky reagim popullor sipas tij duhet të vazhdojë edhe më tej ndaj "qeverisë së korruptuar", në mënyrë që kjo e fundit të largohet.

Është një protestë në vazhdim, pikërisht për të protestuar për problemet e mëdha që kanë qytetarët. Ishin vet qytetarët që u mblodhën për varfërinë, arrogancën, papunësinë, mosrespektimin e të drejtave të njeriut, drejtave të pronës, për problemet e mëdha që ka universiteti e shërbimi shëndetësor në qarkun e Gjirokastrës. Kur flas për Gjirokastrën e kam fjalën për të gjithë qarkun, që nga Përmeti deri në Libohovë, Dropull, Memaliaj, që nga Tepelena.

Pra për të gjithë këtë zonë që është me vlera të mëdha historike, me vlera të mëdha të zhvillimit ekonomik të vendit e që fatkeqësisht sot është në degradim. Pjesëmarrja ishte normale, e gjerë, ishte një pjesëmarrje që shprehte reaksionin e njerëzve ndaj problemeve të vendit. Mendoj që është koha dhe momenti për të zhvilluar këtë element të protestës, këtë revoltë popullore në këtë zinxhir politik që ka shpërthyer në të gjithë Shqipërinë e që pa dyshim do të detyrojë këtë qeverisje të papërgjshme, që punon kundër interesave të vendit, që të largohet.

Tritan Shehu, Deputet i Partisë Demokratike


Lajmi kryesor:

PD protestë në 4 qytete të vendit, demokratët: Të gjithë bashkë më 16 shkurt, ta largojmë këtë qeveri mafioze nga pushteti


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka