PD protestë në 4 qytete të vendit, demokratët: Të gjithë bashkë më 16 shkurt, ta largojmë këtë qeveri mafioze nga pushteti

PD protestë në 4 qytete të vendit, demokratët: Të gjithë bashkë më 16 shkurt, ta largojmë këtë qeveri mafioze nga pushteti

Protesta e demokrateve ne Gjirokastër, Korçë, Dibër dhe Shkodër

Shtatë ditë përpara protestës së paralajmëruar të opozitës, qindra banorë demokratë u mblodhën në Shkodër, Gjirokastër, Korcë dhe Dibër për të protestuar për çmimet dhe taksat e larta, mungesën e infrastrukturës rrugore e të ujit të pijshëm, për arsimin e sistemin shëndetësor, papunësinë e varfërinë. Sikurse ishin lajmëruar paraprakisht nga Partia Demokratike, demokratët protestuan nëpër qytetet e tyre përkatëse nga ora 11:00 deri në orën 12:00.

Banorët demokratë të qarkut Dibër tubuan nën drejtimin e deputetit demokrat Xhemal Gjunkshi në rrugët kryesore të qytetit të Peshkopisë, për të kulmuar me thirrjet në sheshin qëndror. Ndërsa në Shkodër, demokratët u bashkuan përpara Prefekturës. Në Gjirokastër, krah banorëve të rretheve, të cilët tubuan në rrugët e qytetit, u pikas deputeti demokrat Tritan Shehu, si edhe ish-kryetari i komunës së Lazaratit Dashamir Aliko. Sakaq në Korcë, banorët demokratë sëbashku me drejtuesit lokalë u mblodhën në qendër të qytetit me pankarta në duar, e disa prej tyre hodhën vezë në shenjë revolte drejt Bashkisë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:03
Protesta e PD-së në Shkodër, demokratët: Qeveria e Ramës na ka harruar plotësisht

Banorët demokratë të Shkodrës u mblodhën këtë të shtunë në sheshin "Nënë Tereza" për të protestuar ndaj situatës aktuale në vend, konkretisht ndaj varfërisë, papunësisë e taksave të larta.Midis tyre, krahas drejtuesve lokalë, është hasur edhe prania e përfaqësuesve të zonave të prekur nga përmbytjet dhe të atyre të sindikatave.

Banorët demokratë, teksa mbanin pankarta në duar, brohoritën njëzëri për rrëzimin e qeverisë Rama. "Është për të ardhur keq që bijmë dakord me qeveritarë për hatër të një vendi, për të lëpirë kockë. Prandaj u bëj thirrje titullarëve, qofshin ata deputetë apo titullarë që të ngrijnë zërin për këtë popull. Të mos jenë thjesht kukulla",  u shpreh një protestues. "Fundi i kësaj qeverisë do t'i vijë nga Shkodra, sic i ka ardhur historikisht", u shpreh një tjetër. "Qeveria e Ramës e ka harruar plotësisht Shkodrën", u shpreh një i tretë. 

Ora 11:45
Protesta e PD-së në Gjirokastër, Tritan Shehu: Reagimi popullor do të vazhdojë, qeveria e korruptuar duhet hedhur poshtë

Banorët demokratë të rretheve të Tepelenës, Përmetit dhe Gjirokastrës u mblodhën këtë të shtunë në hyrje të kësaj të fundit për të protestuar për gjendjen aktuale të qarkut. Krahas këtyre banorëve, u has prezenca e deputetit demokrat Tritan Shehu si edhe drejtuesve lokalë, sikurse të ish-kryetarit të komunës së Lazaratit Dashamir Aliko.

Tritan Shehu u shpreh për Report Tv se protesta pritej të ndodhte dhe se ky reagim popullor sipas tij duhet të vazhdojë edhe më tej ndaj "qeverisë së korruptuar", në mënyrë që kjo e fundit të largohet.

Është një protestë në vazhdim, pikërisht për të protestuar për problemet e mëdha që kanë qytetarët. Ishin vet qytetarët që u mblodhën për varfërinë, arrogancën, papunësinë, mosrespektimin e të drejtave të njeriut, drejtave të pronës, për problemet e mëdha që ka universiteti e shërbimi shëndetësor në qarkun e Gjirokastrës. Kur flas për Gjirokastrën e kam fjalën për të gjithë qarkun, që nga Përmeti deri në Libohovë, Dropull, Memaliaj, që nga Tepelena.

Pra për të gjithë këtë zonë që është me vlera të mëdha historike, me vlera të mëdha të zhvillimit ekonomik të vendit e që fatkeqësisht sot është në degradim. Pjesëmarrja ishte normale, e gjerë, ishte një pjesëmarrje që shprehte reaksionin e njerëzve ndaj problemeve të vendit. Mendoj që është koha dhe momenti për të zhvilluar këtë element të protestës, këtë revoltë popullore në këtë zinxhir politik që ka shpërthyer në të gjithë Shqipërinë e që pa dyshim do të detyrojë këtë qeverisje të papërgjshme, që punon kundër interesave të vendit, që të largohet.

Tritan Shehu, Deputet i Partisë Demokratike

Ora 11:35
Protesta e PD-së në Korçë/ Demokratët me pankarta në duar, gjuajnë me vezë drejt Bashkisë

Qytetarët demokratë të rretheve të Korçës u mblodhën në qendër të qytetit për të protestuar për gjendjen aktuale të vendit. Në krah të tyre ishin edhe eksponentë të Partisë Demokratike, sikurse deputeti Ervin Salianji. Në kuadër të protestës së madhe opozitare që është paralajmëruar të mbahet më datë 16 shkurt, demokratët tubuan drejt Bashkisë me pankarta në duar. "Po na helmoni me TEC-in", "Nuk e duam TEC-in", "Qeveria të mbajë premtimet",  lexohej në disa prej tyre. Disa prej qytetarëve gjuajtën edhe me vezë drejt Bashkisë, një mënyrë e zgjedhur kjo për të shfaqur revoltën ndaj qeverisë "Rama".

Shenjat e vezëve në murin e Bashkisë

Deputeti demokrat Ervin Salianji në protestën e zhvilluar në Korcë 
Ora 11:32
Protesta e PD-së në Dibër, Gjunkshi: Të gjithë bashkë më 16 shkurt, ta largojmë këtë qeveri mafioze

Nën drejtimin e deputetit demokrat Xhemal Gjunkshi, qindra banorë u mblodhën në bulevardin e qytetit Peshkopi për të protestuar për çmimet dhe taksat e larta, mungesën e infrastrukturës rrugore, si dhe atë të ujit të pijshëm. Gjunkshi u shpreh nga protesta se kjo qeveri duhet rrëzuar sa më parë, pasi sipas tij e mbështet pushtetin e saj mbi mashtrimet, drogën dhe korrupsionin. Deputeti demokrat u bëri thirrje banorëve që më datë 16 shkurt të marrin pjesë në protestën që do të organizojë opozita në Tiranë. "Ta largojmë këtë qeveri mafioze nga pushteti", u shpreh ai.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robi: 09/02/2019 20:39

    Mos harroni keta poste në qeverinë e dalë nga revolucioni proletar leninist i udhëhequr nga Lenini Pd se Luli:1_ minister i propogandës fashiste Klevis Kerrici i Faros 2_ minister i naziskineve të Mamurrasit Strazo Henrih Himleri 3_ minister i shpellareve të Unazës Flamur Herman Geringun 4_ minister i Haremit veror të Jales Kejdi dhembcakallja 5_ minister i tenderave të leshitdhise Sokol Dervishi 6_ minister i plagjiaturave NAFIJE Dybeku

    Përgjigju
  • dulja: 09/02/2019 16:26

    rrini more hajduter se pere karrige e beni nuke ju vjen keqe pere popullin ju kemi pare kure na udheheqnite si mose me keqe shkoni shkoni loboni kundra shqiperise pere mose marre negocjatate dhe doni respekte ju plera

    Përgjigju
  • Fad: 09/02/2019 14:11

    Shikoni komplet llumi i shoqeris sic esht vet llum lulushja. Po kta gjasem presikutuar cfare ka..in kerkojn, ja kan mar leket kta k**va nga edi rama sa dhe vet nuk i besojn, fajin e ka rama nga leket e tan ka kompesuar kta langaraqer.

    Përgjigju
  • Luli na e han llafin: 09/02/2019 13:59

    Gallate e madhe, Salianji na e fryn, kurse Luli na e ha k..in.

    Përgjigju
  • Bnm: 09/02/2019 12:12

    O ropte ku ti kesh o by...q....re lulishte ku do pushtet dhe ti o mut muti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'