Protesta e për Klodjan Rashën/ Spiropali: Lukunia e hienave politike është e sigurt që do humbin në 25 prill! Lleshaj dha dorëheqjen, e pashembull në kohën e Berishës

Protesta e për Klodjan Rashën/ Spiropali: Lukunia e hienave politike është e sigurt që do humbin në 25 prill! Lleshaj dha dorëheqjen, e pashembull në kohën e Berishës

Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali ka zgjedhur që reagimin e saj për protestën për Klodjan Rashës ta nis pikërisht me fjalët e babait të të riut.

Pikërisht ky fjalim, për Spiropalin është një "shuplakë" për opozitën e presidentin Ilir Meta, që i cilëson si organizatorë të protesës së dhunshme në Tiranë.

Sipas ministres, këto protesta, pasa së cilës sipas saj ngaBasha, Meta e kryemadhi, janë tregues se në 25 prill e kanë të sigurt humbjen. Në vëmendje ka sjellë edhe protestën e 21 janarit, ku nuk i kursen akuzat për ish- kryeministrin Sali Berisha.

"Më mbetën në mendje fjalët e fisme të babait të Klodian Rashës.

"Dhimbjen e kam të madhe. Dua drejtësi nga shteti im. Vendin tim, shtetin tim, e dua. I kam shërbyer si ushtarak. Dhe gjithmonë do i shërbej. Edhe policët janë djemtë tanë. Nuk dua të preket asgjë në emër të djalit tim".

Edhe pse në rrethanat e një dhimbjeje tepër të madhe, ishin fjalë të një kthjelltësie të thellë, të një ndjeshmërie tepër prekëse. Sa larg këtij njerëzillëku, kësaj ndjeshmërie dhe vërtetësie autentike shqiptare, është lukunia e hijenave politike, çakejve paramediatikë, që ngazëllehen nga gjaku për të frymëzuar dhe nxitur dhunë ndaj institucioneve, qytetit, dhe policisë së shtetit. Sa dritëshkurtër është beteja e dëshpëruar e vulëmburve që pasi s'kanë lënë dreqni pa bërë, duke parë se nga besueshmëria dhe simpatia popullore s'kanë më ç'të humbin, egërsohen edhe më tepër.

E dinë ata dhe gjithë dynjaja se më 25 Prill e kanë të sigurtë humbjen. J'ua dëshmojnë sondazhet serioze. Drejtësia po ngrihet. Shqipëria po mëkëmbet. Veset e tyre parapolitike po tregohen me gisht. Polici i akuzuar është sot në burg dhe po hetohet. Ministri Lleshaj edhe pse pa asnjë lidhje të tërthortë apo të drejtëpërdrejtë me ngjarjen dha dorëheqjen. Dorëheqja e tij, mes tjerash, tregoi qartë humnerën morale, njerëzore, profesionale, që ndan atë vetë dhe shumicën tonë, nga ata që kemi përballë.

E pashembullt në historinë e botës; Sali Berisha mburret jo vetëm se vrau në 21 Janar, por edhe se paska pasur ndërmend plumbin ballit liderit të opozitës. Madje, për këtë qëllim makabër, paska pasur gati edhe snajperat mbi Kryeministri si mbi kullën e malcisë.

Lulzim Basha, aso kohe ministër i brendshëm, nuk guxoi t'ia dorëzonte prokurorisë gardistët që vranë, por i fshehu edhe ata në kullë te snajperat. Bashkë me vrasësit, fshehu provat e vrasjes. Ilir Meta, i quajti protestuesit kokëpalarë sepse dolën në shesh për bllokun e tij. Bllok që, me gjasa, nuk e ka grisur, e mban hapur për paligjshmëri, dhe gjoba të tjera.

Këta urryes të papërmbajtur të shtetit, këta shkatërrues serialë, këta zjarrvënës, këta haxhi-qamilë modernë po duan të vijnë në pushtet me dhunë. Për të mirën e tyre dhe gjithë të tjerëve, për një mijë arsye, bëjnë mirë ta harrojnë se do mund të plotësojnë orekset e tyre ogurzeza. Përgjigjen do ta marrin me ligj dhe me votë. Çeta e keqbërësve në fjalë nuk do lejohet ta mbajë Shqipërinë larg Evropës, peng të familjeve të tyre.

Shqipëria Evropiane do të bëhet. Me shqiptarët. Me Edi Ramën. Me Partinë Socialiste. Më 25 Prill shkatërruesit e pangopur të 30 viteve do dalin nga skena përgjithmonë, dhe Shqipëria do marrë frymë lirisht", shkruan Spiropali. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjini: 12/12/2020 14:27

    Organizoni nje miting paqesor ashtu si dine socialistet Ne perkrahje te paqes ,te shtetit te drejtes per tu mbrojtur nga huliganet ,dhe po qe se prap vazhdojne djegim vilat e lazlit

    Përgjigju
  • Ina: 12/12/2020 12:18

    Shum te zgenjyer nga ju ,7 vjet nuk mundet keta njerez ti izoloni por cfar ju do qefi po bejne ,pse nuk e hoqet presidentin e kishi ne dor.

    Përgjigju
  • Fizja: 12/12/2020 06:37

    Ik me langaraqe. Na hape barkun.me keq se Monika.

    Përgjigju
  • agron zhupa: 11/12/2020 23:10

    pse i lini te shksterojne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale